• |
ide | kryesore

Theresa May heq dorë për herë të tretë prej votimit të marrëveshjes së Brexit

Planet



Kryeministrja britanike, Theresa May mund të heqë dorë të kalojë për herë të tretë në votimin e deputetëve marrëveshjen e tërheqjes që ajo negocioi me Bashkimin Europian, nëse nuk siguronte mbështetjen e nevojshme, deklaruan sot dy nga ministrat e saj.

‘’Nuk është e sigurtë nëse do të ketë votim’’, u shpreh për BBC-në, ministri i Financave, Philip Hammond. Ne do të prezantojmë marrëveshje të re vetëm nëse jemi të sigurtë që një numër i mjaftueshëm i kolegëve tanë dhe i DUP-së janë të gatshëm për ta mbështetur atë që të kalojë në parlament.

‘’Kjo do të varet nga aftësia jonë për të fituar këtë votim në Dhomën e Komuneve’’, deklaroi ministri për Tregtinë Ndërkombëtare, Liam Fox në Sky news, pasi theksoi se do të ishte e vështirë të justifikohej organizimi i një votimi nëse është i sigurtë dështimi.

Teksti u kundërshtua më 15 janar me 432 vota kundër dhe 202 pro, më pas të martën nga 391 vota kundër dhe 242 pro.

Kryeministrja po përpiqet të bindë euroskeptikët e ashpër të partisë së saj dhe deputetët e partisë së vogël së Irlandës së Veriut, DUP aleaten e saj në parlament, të cilët e konsiderojnë marrëveshjen e saj shumë pajtuese me Brukselin, për të ndryshuar qëndrim.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *