• |
ide | kryesore

Video/ Pika e Starovës e pamjaftueshme për Laçin: vlonjatët “gardh” për barazimin

Sport, Video



Askush nuk donte ti bënte keq njëri-tjetrit: sinteza e ndeshjes së luajtur në Laç, mes bardhezinjve dhe Flamurtarit ka qenë pikërisht kjo. Dy skuadrat që kërkonin të afroheshin me zonën europiane të renditjes, nuk bënë asgjë nga ajo që kishin pretenduar në vigjilje të sfidës, por luajtën një ndeshje të vakët e që në fund ishte e denjë për rezultatin 0-0 që prodhoi. Debutim me pikë për Sulejman Starovën, edhe pse vështirë se ishte kjo për të cilën presidenti Pashk Laska kishte zëvendësuar Besnik Prengën në pankinë: “Jam i kënaqur me lojën, jo me rezultatin. Kemi pasur shumë raste, kemi dhënë shpirtin në fushë. Laçi ka bërë një paraqitje shumë të mirë. Në harkun e dy stërvitjeve me ka dhënë shumë shpresë si ekip” ka komentuar barazimin Starova.

Vlonjatët nuk mund të bënin më shumë, ose më saktë nuk kishin ardhur pr të bërë më shumë se një mbrojtje me shumë forca, në kërkim të një pikë, që sipas llogarive të Ilir Dajës, ndoshta në fund edhe mund të mjaftojë: “Me atë që prodhuam në fushën e lojës, jemi të kënaqur me barazimin – vlerësoi Daja pas ndeshjes -. Ka pasur kontrollin e territorit Laçi. Me lojtarët që kemi pasur në dispozicion, kemi bërë atë që duhej. Në fund fare sot jemi të kënaqur me barazimin. Nuk meritonim më shumë”.

Europa është e mundshme, por pikët e lëna nuk është se ndihmojnë. Laçi mbetet në vendin e pestë me 37 pikë, ndërsa Flamurtari në vendin e gjashtë me 35 pikë, pa mundur të bënin parakalimin që mendohej.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *