• |
ide | kryesore

Video/ Triumfojnë skuadrat e Merseyside: Liverpool në krye i vuajtur, Everton leksion Sarrit

Sport, Video



Pas kualifikimit me fitoren fantastike 1-3 në Mynih përballë Bayern, Liverpool kthen vëmendjen në Premier League ku tenton të mbajë nën presion Manchester City, që duhet ende të luajë. Të paktën për 24 orë të Kuqtë janë rikthyer kryesues në kampionat, me fitoren e vuajtur 1-2 përballë Fulham. Në Londër u duk e thjeshtë në golin e Mane. Sulmuesi është kthyer në liderin e skuadrës nga Merseyside, duke shënuar me rregullsi, atë që nuk po e bën në fakt Salah.

E megjithatë, egjiptiani nuk ka humbur peshë në hierarkitë e Jurgen Klopp, që vazhdon ta mbajë në fushë, duke mos i dhënë asnjë shans për momentin Xherdan Shaqirit. E komplikoi historinë dhe rrezikoi të ishte njeriu që do të kujtohej si ai që i hoqi mundësinë e titullit ish-skuadrës së tij, Ryan Babbel, kur barazoi rezultatin në minutën e 74.

E megjithatë sforcot e fundit të të kuqve sollën suksesin 9 minuta nga fundi, me një 11 metërsh të shëndërruar në gol nga Milner. 76 pikë për Liverpool, që për momentin ka dy më shumë se Citizens, ndërsa suksesi i skuadrave liverpulase është kompletuar nga Everton, që në Goodison Park ka thyer 2-0 Chelsea, duke e rifutur në telashe Maurizio Sarri.

Blutë e Londrës janë befasuar në transfertë nga golat e sulmuesit
Richarlison, në minutën e 49’ e më pas Gylfi Sigurdsson në minutën e 72’, që i shkaktuan londinezëve humbjen e shtatë sezonale. Everton ngjitet në vendin e 11 me 40 pikë, por me investimet e cmendura të bëra në verë është një rezultat i papranushëm dhe praktikisht një sezon i dështuar. Chelsea mbetet jashtë Champions për momentin, por në lojë për objektivin e rëndësishëm, duke qenë se Arsenal, qëpozicionohet i katërti, është vetëm tre pikë larg. Skuadra e Sarrit me 57 pikë, renditet në vendin e gjashtë në Premier League, por kaq nuk i mjafton teknikut italian për tu rikonfirmuar në pankinë dhe ai e di mirë këtë…



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *