• |
ide | kryesore

Video virale e merkatos së futbollit: ja kush ka shpenzuar më shumë nga 1991-92 deri tani

Sport, Video



Klubi që ka investuar më shumë në gati 30 vitete e fundit është … Të kompletosh frazën është shumë e komplikuar, nevojiten mijëra llogaritje mbi transferime të të vjetra dhe tratativa, por ja që një llogari e tillë është bërë dhe madje virale në rrjetet sociale, për të treguar cmendurinë e futbollit.

Video tregon në mënyrë progresive se kush ka shpenzuar më shumë për të forcuar skuadrën nga sezoni 1991-92. Nga sezoni në sezon grafiku modifikohet dhe ndryshon edhe kryesuesja, sikur të ishte një garë e vërtetë parakalimesh: në ’91-92 në vendin e parë ishte Barcellona, në 2018-2019 kreu është i Manchester City. Në vrapim marrin pjesë të gjithë klubet e mëdha (por nuk mungojnë surprizat).

Në fund të videos zbulohet se podiumi është i gjithi anglez: skuadra që ka shepnzuar më shumë është Manchester City me 1.346.760.000 euro, në vendin e dytë Chelsea (1.103.020.000) e pas Blues pozicionohet Manchester United (1.008.710.000).




Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *