• |
ide | kryesore

Ambasadorja gjermane: Parlamenti është vendi i debatit

Lajme, Të fundit



Ambasadorja e Gjermanisë në vendin tonë Susanne Schütz thotë se Shqipëria gjendet përpara vendimmarrjes të rëndësishme të Bashkimit Evropian dhe për këtë nuk duhet humbur kohë. Në një deklaratë, ambasadorja bën apel për vijimin e reformave. Ajo përshëndet faktin që edhe pse ngadalë, reforma në drejtësi po ecën.

“Shqipëria gjendet përpara vendimmarrjes të rëndësishme të Bashkimit Evropian lidhur me nisjen e bisedimeve të anëtarësimit. Ndaj tani nuk duhet humbur kohë, në mënyrë që reformat e nisura të vijojnë më tej dhe të arrihen rezultate të tjera konkrete në pesë prioritetet kyç. Përshëndes faktin që – edhe pse ngadalë – reforma në drejtësi po ecën përpara në mënyrë të pandërprerë. Ajo është një sukses; ndaj procesit të reformave nuk ka alternativë, ai është i pakthyeshëm dhe unik në rajon. E rëndësishme është që edhe Gjykata Kushtetuese dhe Gjykata e Lartë, si instrumenta të rëndësishëm korrektivë të shtetit ligjor, të mund të jenë së shpejti sërish funksionale. Në këtë kontekst përpara duhet të çohet edhe ngritja e strukturës së SPAK-ut. Ne presim hapa të tjerë përpara edhe në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Të gjitha këto përpjekje janë të rëndësishme për të bindur shqiptaret dhe shqiptarët, por edhe investitorët e huaj, që drejtësia shqiptare garanton siguri ligjore”, thuhet në deklaratë.

Duke komentuar vendimin e opozitës për dorëzimin e mandave, ambasadorja thotë se respekton vendimin e secilit deputet, ndërsa thekson se debati duhet të zhvillohet në parlament.

“Ne respektojmë vendimin e secilit deputet dhe të pasuesve të tyre në lista për dorëzimin, pranimin apo refuzimin e mandateve. Njëkohshëm theksoj, se në demokraci parlamenti është vendi kryesor për zhvillimin e debatit politik mes partive politike. Qeveria Federale do të vazhdojë të bashkëpunojë edhe në të ardhmen me qeverinë aktuale të legjitimuar në mënyrë demokratike si dhe mbajtësit e mandateve në Kuvend”.

Ambasadorja shprehet e zhgënjyer për bashkëpunimin mes opozitës dhe qeverisë për reformën zgjedhore.

“Shprehim keqardhjen e madhe, që megjithë bashkëpunimin fillimisht të mirë mes shumicës dhe opozitës, reforma zgjedhore deri më tani nuk është miratuar. Zbatimi i rekomandimeve të OSBE/ODIHR-it mbetet një komponent i rëndësishëm në ndërtimin e një sistemi zgjedhor solid në Shqipëri, i cili do mund të gëzojë besimin e qytetarëve.”



14 Comments

  1. Qe do te thote se qeveria mund te beje si te doje brenda vendit, duke plackitur e konsoliduar autoritarizmin, sa kohe do i sherbeje interesit te Berlinit!

  2. Na çate bythen……!!!Çfare statusi keni qe nuk pushoni nje dite duke na bezdisur ?!?!?!Nepunes leshi jeni,boll ?!!Kush nuk e di se cfare behet ne parlament ?!Ne cilin parlament ate Gjerman apo ne parlamentin e dale nga krimi dhe kriminelet ku droga dhe parate e saj blene parlamentin ?!?!?!Ne cilin parlament legene grua ?!Aty ku kryeministri i thote deputeteve ti hane ate qe nuk thuhet gruas sime ?!?!?Ne cilin parlament ku as qe ekziston asnje fryme mirekuptimi e bashkpunimi me opoziten ne cilin ?!?!?!?Ne cilin parlament ku 1/7 e tyre jane trafikant e hajdute ?!Opozita duhet te targetoje protestat e radhes drejt selive diplomatike qe hane mut kot e mbeshtesin mafien qe po rrenon cdo dite kete vend !!!Madje ti kerkojne popullit qe t’iu shpallin nongrata !!!!Beni punen tuaj,rutinen e perditshme,per te cilen paguheni e merrni ate qe ju jep mafia ne pushtet,si benefite plus,ty e ish paraardhesit tend te flakte qe eshte drejtues i OSBE-se,pse erdhi serish ai ketu ?!?!?!?!?!?!??!Mafia,mafia dikton !!!

  3. Per cilen reform ate te drejtsis?Athu ju ka kaluar shija e keqe qe te le ilaqi se po te jesh ne perendim jo qe nuk e kalon vitingun por ndjekesh penalizht

  4. Parlamenti
    Vetem zgjedhon foljen Vjedh
    Ne veten e dyte shumes
    Ne kohen e shkuar dhe ne te tashmen
    Ju zonje e dini shume mire.

    1. Toni apo Tona nga e mesove ?!?!Ja ke futur kot fare,po fare kot !Aha,nese te thane ato te shtepise,gje tjeter ?!Ne jemi njerez te lire,shpirtlire, themi se jemi te pavarur,sovran si popull,mbase !?Ti duhet te jesh spihun,servil apo i ke te dy mundesite njeheresh !?

  5. PRECEDENTI I DJEGIES TE MANDATEVE ESHTE ME I RREZIKSHMI PER DEMOKRACINE. NUK KAM LIDHJE AS ME ED BYTHQIRIN E AS ME LUL BYTHQIRIN POR LEVIZJA ESHTE ME RREZIK SHUME TE MADH PER SISTEMIN DEMOKRATIK NDAJ KETA QE E BENE DUHET PATJETER TE DIGJEN DHE TE NDERSHKOHEN SA ME KEQ.

  6. Jhon
    Te jap te drejt ata qe dogjen mandatet te mos kene me te drejt te marrin nje mandat deputeti per gjithe jeten,sa per ambasadoren gjermane respekt ajo e do Shqiperine me shume se ata qe cdo dite kerkojne ti vene zjarr

    1. John e I pamer(kopil) jeni e njejta gje !!!??Na shkrite,hahahahahahah !Per ju eshte ok ?Po,normale se ju paguheni vetem te komentoni ne mbrojtje te Don Kishotit dhe Nafijes ?Me bren kureshtja se çfare lloj monstrash jeni,t’ju shoh e te kuptoj se si jane qelbesirat qe marrin persiper te mbrojne nje te semure psiqik,arrogant,hajdut,pervers,bandit,kriminel e ndyresire siç eshte Edvin Kristaq Rama !

  7. Tuku
    E di qe eshte humbje kohe te kthesh pergjigje nje te deshperuari por realisht me vjen keq per ty dhe nivelin tend (injorance totale)une ne asnje rrjesht nuk permend dhe mbroj njeri por jap nje mendim per ata qe dogjen mandatet populli tu jap “mandaten” ky eshte kendeveshtrimi im per te djegur njehere e mire zjarrevensit e Shqiperise,vota eshte e shenjte dhe jo revolucioni anarshist apo I kuq te( te bej qejfin) te shoh te deshperuar dhe si psikolog te uroj te shkosh ne Vlore ose Elbasan aty jy bejne derman njerzve si puna e juaj or tuku .Vazhdo komento dhe lirohu se te ben mire nga psikollogu qe te don te miren

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *