• |
ide | kryesore

DETAJE TE REJA/ Si u ekzekutua Jurgen Kurti, në derë të shtëpisë (reagon policia)

Lajme, Të fundit



I riu Jurgen Kurti, një emër i njohur për drejtësinë u ekzekutua mbrëmjen e së hënës pranë banesës së tij në zonën e Tiranës së re. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:20. Lapsi.al mësoi se ai u qëllua me disa plumba pistolete nga një makinë në lëvizje.

Autorët kanë përfituar nga errësira duke u larguar nga vendi i ngjarjes. Burime të lapsi.al thanë se ai ka marrë 3 plumba që i shkaktuan vdekjen e menjëhershme.

26-vjeçari është arrestuar disa herë së pari për vrasjen e babait të tij, por u la i lirë për mungesë provash. Më pas ai u përshi edhe në një vrasje në Durrës, por edhe këtu u lirua për të njëjtën arsye. Ambulanca dhe forca të shumta policie kanë mbërritur në vendin e ngjarjes.

Njoftimi paraprak i policisë

Rreth orës 22:20, në rrugën “Zef Jubani”, në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri shtetasi J. K., rreth 26 vjeç. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve. Sherbimet e Policisë po krehin zonën si dhe janë ngritur pika kontrolli për kapjen e autorit/eve.



5 Comments

  1. ja si e moret me qafe
    2 here i akuzuar per vrasje qe e linin te ikte
    i hyri vetja ne qef, ja coi shpirtin ne maje te hundes ndonjerit, edhe .. jane akoma 500 arme te pambeldhuara nga 1997.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *