• |
ide | kryesore

Dogjën goma dhe bllokuan rrugën, policia shoqëron disa banorë të ‘Astirit’

Lajme, Të fundit



Forcat e policisë së komisariatit numër 6 në kryeqytet kanë shoqëruar 6 banorë të Unazës së Re pas bllokimit të rrugës dhe djegies së gomave pasditen e të dielës.

Të shoqëruarit janë Lutfi Kastrati, Dorjan Protoduari, Gëzim Sadikaj,Ilir Katiraj, Lindita Protoduari dhe avokati i tyre Artan Manushaqe.

Ndërkohë familjarë të personave të shoqëruar janë mbledhur jashtë komisariatit dhe po protestojnë. Sipas familjarëve, shoqërimi i tyre është bërë për shkak të prishjes së rendit dhe qetësisë publike nga ana e tyre dhe krijimit të panikut në zonë.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *