• |
ide | kryesore

FOTO/ Invazion, thika e luftime me policinë: ndërpritet derbi i Athinës

Sport



Një mbrëmje tjetër cmendurie në futbollin grek. Derbi Panathinaikos-Olympiacos është ndërprerë nga arbitri gjerman Fritz në minutën e 72′. Pas golit të miqve një grup tifozësh ka dalë nga stadiumi dhe është përplasur me policinë. Agjentët kanë qëlluar me gaz lotsjellës për të spastruar zonën, por tymi me substancat toksike ka përfunduar edhe brenda stadiumit duke e bërë ajrin të papërshtatshëm.

Tensioni kishte filluar që në fillim të ndeshjes, me invazionin e tifozëve. Nga dëshmitë e lojtarëve të Olympiakos, tifozët e Panathinaikos ishin futur në stadium me armi, mes të cilave thika. Tani klubi vendas, përvec humbjes 0-3 në tavolinë, mund të penalizohet edhe me gjashtë pikë, tre për ndeshjen e pezulluar e tre për ndërhyrjen e tifozëve.





Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *