• |
ide | kryesore

Lenjani: “Me lot në sy po e braktis kombëtaren, nuk shkel sa të jetë Panucci”

Sport



Ermir Lenjani, që aktivizohet tek Sioni në Zvicër, u la pa ftesë për ndeshjet e muajit mars ndaj Turqisë dhe Andorës, ndërkohë që siç shkruan vetë lojtari, është thirrur nga trajneri pas lëndimit të 3  futbollistëve ditën e parë të grumbullimit.

Në një shenim në rrjetet Facebook, Lenjani shprehet se, me lot në sy, ka vendosur të mos e pranojë ftesën, tani që Panuçi u kujtua për të, e se nuk do të grumbullohet më me Kombëtaren, sa të jetë Panuçi aty. Ashtu si dikur Xhaka ai shkruan se ai eshte shqiptar ndersa trajneri i huaj eshte kalimtar.

123

“Që nga viti 2013 jam pjesë e Kombëtares shqiptare dhe ndihem krenar për këtë gjë. Saherë jam ftuar e kam pranuar ftesën me dëshirën më të madhe pasi çdo herë kur e kam veshur fanellën kuq e zi e kam veshur me shumë dashuri. Kam qenë gati gjithmonë, kam sakrifikuar shumë, jam gjakosur, kam qarë e kam qeshur si futbollist i Shqipërisë. Kam pranuar edhe stolin, por jam respektuar gjithmonë. Tani në dy vitet e fundit jam duke kaluar nëpër një formë shumë të mirë, por po injorohem nga trajneri momental i Kombëtares. Nuk kam luajtur asnjë minut në Ligën e Kombeve, por nuk kam bërë zhurmë dhe kam vazhduar të punoj edhe më fort. Kur lëndohen 4-5 lojtarë trajnerit i bie në mend që luan dikund Ermir Lenjani dhe më dërgon ftesë. Faleminderit, por JO. Me lot në sy e them se nuk do të grumbullohem më me Kombëtaren sa të jesh ti aty. Kam kontribuar shumë dhe meritoj respekt. Dashuria ime për Shqipërinë është më e madhe se urrejtja jote për mua. Unë kam qenë, jam dhe gjithmonë do të jem djal i Shqipërisë, ndërsa ti je vetëm kalimtar”.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *