• |
ide | kryesore

Lilly Singh hyn në histori si femra e vetme që do të drejtojë një program në orët e vona

Paparazzi, Slider



Në shtator të këtij viti, ylli i Youtube-t Lilly Singh do të drejtojë një emision të përditshëm në orët e vona të mbrëmjes në NBC. Lilly është e vetmja femër në botë, që do të drejtojë program të tillë në një rrjet gjigant transmetimi. Së fundmi, ajo deklaroi se është biseksuale, çka e bën edhe një ndër të paktat gra të komunitetit LGBTQ+ që drejton një emision argëtues në orët e vona.

“Jam shumë e lumtur që do të bashkëpunoj me NBC. Shpresoj që prindërit e mi ta konsiderojnë këtë lajm po aq emocionues sa ideja e të pasurit një nip/mbesë.” – u shpreh ajo këtë të enjte te “The Tonight Show Starring Jimmy Fallon”.

Emisioni, i cili do të quhet “A Little Late With Lilly Singh” do të zëvendësojë show-n amerikan “Last Call With Carson Daly”. Pas dy dekadash transmetim, Daly deklaroi në shkurt se duhet të kalojë më shumë kohë me familjen si edhe do të përqëndrohet në prezantimin e “The Voice” dhe “Today”.

Sipas NBC, “A Little Late With Lilly Singh” do të paraqesë intervista me të ftuar dhe skeçe humoristike.

Singh u bë e famshme përmes kanalit të saj në YouTube, “IISuperwomanII”, i cili ka më shumë se 14 milionë ndjekës. Ajo realizon më së shumti skeçe që i referohen origjinës së saj indiane. Përveç kësaj, Lilly ka marrë pjesë në filma si “Bad Moms” dhe “Fahrenheit 451” (HBO).

Në vitin 2017, Lilly Singh u rendit e dhjeta në listën e Forbes në lidhje me yjet më të paguar të YouTube-it. Në po të njëjtin vit, Forbes e renditi “IISuperwomanII” të parën në Listën e Njerëzve më me Ndikim në kategorinë Entertainment (argëtuese).



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *