• |
ide | kryesore

Masakra në Holandë, arrestohet autori i sulmit

Planet, Të fundit



Policia holandeze ka arrestuar një 37 vjeçar, të dyshuar për sulmin në një tramvaj në Utrecht të Holandës, ku tre persona u vranë dhe 5 të tjerë u plagosën. Ai është shtetasi turk, Gökman Tanis, 37 vjeç.

Mediat raportojnë se 37-vjeçari kishte hapur zjarr ndaj një të afërmi ‘për arsye familjare’ dhe më pas qëlloi edhe personat e tjere që tentuan të ndërhyjnë.

Kryeministri holandez, Mark Rutte i cilësoi të shtënat si atentat. Ai nuk përjashtoi mundësinë e një akti terrorist. “Vendi ynë është tronditur sot nga një atentat”, tha Rutte. “Dhuna ka prekur njerëz të pafajshëm. Një akt terrori është një sulm kundër civilizimit tonë. Nuk do të përkulemi para intolerancës”, tha ai.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *