• |
ide | kryesore

Milan, përplasja Biglia-Kessie nuk është rastësi: zbulohet precedenti në Verona

Sport



Sherri i furishëm në pankinë mes Lucas Biglia e Franck Kessie, gjatë derbit të Milanos e ka bërë të tërbohet teknikun Gennaro Gattuso, ndoshta edhe më shumë se humbja e kuqezinjve në fushën e lojës. Dy futbollistët kanë kërkuar menjëherë ndjesë pas ndeshjes, por në rrjetet sociale zbulohet një video që mund të dëshmojë se raportet mes dy mesfushorëve janë të vështira prej kohësh, të paktën prej ditësh. Milan luante në Verona kundër Chievo e pas golit të shënuar nga Biglia me goditje dënimi, argjentinasi shkoi të festonte me të gjithë shokët e skuadrës, përvce Kessie, që pasi pa golin, u kthye të ecë drejt mesit të fushës, duke injoruar ish-mesfushorin e Lazio.




Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *