• |
ide | kryesore

Ospina lë spitalin, por shpërthejnë polemika për ndihmën e shpejtë: “Nuk ishte në repartin e duhur”

Sport



David Ospina e ka kaluar rrezikun dhe ka lënë tashmë klinikën Pineta Grande të Castel Volturno në gjendje të mirë shëndetësore. Të gjithë kontrollet të cilave i është nënshtruar kanë dhënë rezultat qetësues. Portieri është kthyer në banesën e tij së bashku me të shoqen e do të qendrojë disa ditë pushim, duke hequr dorë edhe nga grumbullimi i kombëtares kolumbiane për miqësoret kundër Japonisë e Koresë së Jugut.

Ospina e kishte kaluar natën në vëzhgim për shkak të traumës në kokë të pësuar në përplasjen me Pussetto në minutat e para të Napoli-Udinese dhe gjatë ditës doli nga Klinika Pineta Grande di Castel Volturno ku ishte transportuar menjëherë pas konsultës mjekësore në spitalin San Paolo në Fuorigrotta. Këtu ishte sjellë me urgjencë pasi humbi ndjenjat në fushën e lojës.

E pikërisht për këtë vendim (kontrollet në spitalin San Paolo e jo në Cardarelli), gazeta Il Mattino di Napoli zbulon hapjen një hetimi mbi sjelljen e shërbimit të emergjencës sanitare brenda në stadium.

“Ospina, pas mjekimit të parë në fushë u transportua në spitalin San Paolo pa asnjë konsultë me 118” shkruan e përditshmja. “Me një diagnozë traumë në kokë, ai u dërgua në spitalin San Paolo që nuk ka pavjon neurokirurgjie, e domosdoshme për atë lloj traume”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *