• |
ide | kryesore

Policia aksion në Shkodër, arreston të ‘fortin’ e fshatit Kir

Lajme, Të fundit



Policia ka finalizuar operacionin policor të koduar “Kir” në Shkodër ku janë sekuestruar lëndë narkotike, armë, radio marrëse-dhënëse si dhe është arrestuar një person. Në pranga ka rënë K.Gj., 45 vjeç, banor i fshatit Kir.

Arrestimi u bë mbi bazën e informacioneve operative, se ky shtetas në bashkëpunim me persona të tjerë ushtronin veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve dhe armëmbajtjes pa leje. Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij në Kir, u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale:

– 4.5 kg kanabis;
– 2 armë zjarri automatike;
– 19 kapsolla per lende plasëse;
– 10 metër fitil zjarrpërcjellës;
– 10 krehera;
– 77 fishekë;
– 2 radio marrëse e dhënëse.

Vijon puna për kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë aktivitet kriminal. Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *