• |
ide | kryesore

Sarri drastik, apo aludues : “Kemi refuzuar të luajmë, nuk e di përse”

Sport



Humbja 2-0 në fushën e Evertonin, është nga ato që nuk të lënë shumë vend për shpjegime. Në të tillë gjendje ndodhet Maurizio Sarri, që ka parë problemet dhe presionet të kthehen mbi të dhe skuadrën, kur Çelsin rrëshqiti në vendin e gjashtë: “Situata është e qartë, kemi luajtur ndoshta 45’ më të mira të sezonit dhe pastaj, në mënyrë të pakuptimtë, në fillimin e pjesës së dytë kemi nisur të luajmë lehtë. Nuk e di për çfarë motivi, por tashmë jemi vendosur në probleme. Është e pamundur që të jetë një problem fizik, ajo vjen gradualisht, jo në një pjesë të dytë. Ishim vendosur mirë në fushë, pastaj keq në fillimin e pjesës së dytë. Është e vështirë për mua të shpjegojë këtë ndryshim, praktikisht bllokim mendor”.

Për Higuian: “Ka pasur një mundësi, por mendoj që është pak për të. Mund të bëjë më mirë, më shumë. Ishte duke u përmirësuar, pastaj ka pasur një problem me dhembje barku dhe ethe e ishte normale që sot mund të luante vetëm 60 minuta. Duhet të përmirësojë gjendjen fizike dhe mendore”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *