Gjykata ka lënë në burg 4 nga protestuesit e arrestuar pas protestës së 16 marsit, ndërsa 10 të tjerë janë liruar nën masën detyrim paraqitje.
Nën masën arrest me burg u lanë: Gazmir Bekshiu, Aldi Spaho, Ermir Bruka dhe Pal Daija.
Me detyrim paraqitje u lanë të lirë 10 protestuesit: Edison Tahiri, Klajdi Poci, Denaldo Buzi, Eduard Buzi, Elidjan Buzi, Florian Zeneli, Jeton Spahiu, Ali Bruci, Kevin Kastrati dhe Flamur Rrahja.
Po ashtu mësohet se vijojnë të jenë në kërkim 7 persona, pjesëmarrës në protestë.
Në protestën e opozitës të së shtunës, përpara Parlamentit pati përplasje mes policisë dhe protestuesve.
Si pasojë e hedhjes së gazit lotsjellës nga radhët e policisë pati 3 efektivë të lënduar, po ashtu edhe disa protestues, numri i të cilëve nuk u bë i ditur nga policia.