• |
ide | kryesore

Ankandi i çmendur: çëmçakizi i fundit i përtypur nga Ferguson kushton …një pasuri

Sport



Dikur i quanim relike, por objektet për t’u mbajtur tashmë si kujtim, sidomos ato të protagonistëve të botës së futbollit, kapin kufijtë e cmendurisë. Pak muaj më parë, fatlumi i makinës së parë të CR7 mundi të shiste një makinë të 2003 me një cmim shumë më të lartë se ai në treg. Por kjo nuk është asgjë në krahasim me cmendurinë e fundit …

Sa mund të kushtojë një cëmcakiz? Mesatarisht disa qindarka, për një të re. Një e përdorur pastaj, nuk vlen fare, edhe mund ta hedhësh. Gjithnjë nëse “e shenjta” nuk është e Sir Alex Ferguson. Skocezi, gjatë karrierës së tij, nuk kalonte kurrë asnjë ndeshje pa përtypur chewing-gum. E sa mund të vlejë e fundit nga mijëra cëmcakizë që Sir Alex ka përtypur në më shumë se 1500 ndeshje në karrierë, që i takon ndeshjes kundër West Bromwich në 2013? Shumë, jashtëzakonisht shumë.

Madje shifra që është paguar për të ka kaluar përtej imagjinatës. Gati 400 mijë stërlina, fituar nga një ankand në eBay. Nëse të ardhurat nuk do të shkonin për bamirësi tek Manchester United Foundation, mund të flitej për një cmenduri. E megjithatë, sipas SportBible, shkoi pikërisht kështu. E të mendosh se është mundësia që produkti mund të mos jetë fare i Ferguson, si specifikon pronari me shumë ndershmëri. “Cëmcakiz i përdorur: I rrallë. Rikuperuar në terrenin e The Haëthorns. Mund ti përkasë Sir Alex”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *