• |
ide | kryesore

Basha flet nga “Astiri”: Rama dhe Lleshaj, urdhër për të mbyllur protestën

Lajme, Të fundit



Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha shkoi në një vizitë të paparashikuar mbrëmjen e së martës pranë protestës së banorëve të Unazës së Re. Sipas Bashës kishte informacion se aty do të nisin arrestimet për ta shuar këtë protestë.

“Pushteti ilegjitim i ngritur mbi votën e vjedhur nga bandat po u shërben bandave. Policia ka marrë urdhër që të shoqërojnë banorët që kanë mbi 4 muaj që protestojnë natë për natë për të mbrojtur banesat e tyre, nga afera më korruptive, për të cilën sot duhet të ishte në burg Damian Gjiknuri dhe duhet të ishte marrë i pandehur Edi Rama.

Ky është një informacion i cili ka rrjedhur në mënyrë të besueshme, se një urdhër politik, i ardhur nga nivelet më të larta, supozohet nga Sandër Lleshaj e ndoshta edhe nga Edi Rama, për të kryer akte reprezaljeje e terrori mbi banorët.

Bisha kur është e plagosur, është më e rrezikshme në momentet e fundit. E ka kuptuar se i ka ardhur fundi dhe në vend që t’i vërë gishtin kokës, mendon se mund ta shtyjë duke ushtruar terror mbi qytetarët. Me çfarë argumenti hodhën gaz mbi protestuesit ditën e shtunë në protestë? Me të njëjtat argumente. Sepse këta janë të dalë nga bandat dhe u shërbejnë bandave, u shërbejnë bandave kundër popullit” – tha Basha.

Sipas burimeve të lapsi.al në terren thuhet se mbrëmjen e sotme ka pasur forca të shtuara të policisë. Policia ka kërkuar më herët prej disa prej protestuesve që të paraqiteshin në komisariat, por ata nuk janë përgjigjur. Banorët thanë se ata do të arrestoheshin në protestë. ©LAPSI.al



7 Comments

  1. Banorët e Astirit kanë të drejtë TË VRASIN për të mbrojtur shtëpitë e tyre, sepse shtëpia është jeta.

  2. Te pakten kjo qeveri, nuk ka moral te prish shtepite e atyre njerezve , pa i demshperblyer deri ne qindarken e fundit.
    Tenderi i unazes re, eshte turpi dhe muti i kesaj qeverie, qe ka llangosur e perlyer Ramen, Gjiknurin, qeverine e tyre dhe gjithe Rilindjen.
    Ishte shprehja me e qarte e babezise, dhe te futjes dores ne xhepat e ketij populli.
    Keta nuk kane moral se jane te kapur ne flagrance.
    Mos reagimi i prokurorise, mosndershkueshmeria, mos mbajtja e pergjegjesise, per nje vjedhje kaq te hapur kaq trashe , e ben urgjente dhe imediate largimin e ketij mizerje kryeminister.

  3. Banoret duhet te dalin te protestojne pervte drejtat e tyre. Fakti qe ata ane ndertuar aty, pa leje dhe dokumentacion te plote, ben pergjegjes dhe shtetin, i cili nuk ka funksionuar. Ata nuk jane te vetmit qe kane ndertuar pa letra. Qendresa e tyre, eshte per tu pershendetur.
    Bllokimi i rruges, nuk duhet te behet, se kjo me shume se Ramen rendon popullin e thjeshte.

  4. Me mire per ty lulu qe per disa kohe te nderpritet kjo proteste shpellaresh se dhe fatura financiare te ka shkuar goxha miliona euro te shperndara me zarfe nga postieri I pd,keshtu dhe mer njehere fryme dhe me vone I fillon prap se parate e pallatit pa leje ne det ti dha rama

  5. Kane zene me dhune token e dikujt tjeter dhe kane dhe surrat e protestojne. U djegshin te gjithe ata pidhrobsha. Qent ja hengshin kockat

  6. Nuk e mbyll rama protesten se me lulu tall karet,shikoni cfare thote lulu te kuptoni shpellaret qe I eshte kthyer protesta si kur te luanin lloto,nga nje zarf e marin nga nje birre dhe bejne si trimat e haxhi qamilit

  7. shife ca hipokrizie vetem per te fituar nje gram kapital politik. ky fisqiri basha e ka miratuar vet ate planin urbanistik. ky kur do bente bulevardin, per te heq familjet rome dhe hallexhinjt coi ca qerosa barkderra qe i kapen per zhelesh dhe i hoqen nga stacioni i trenit brenda nates. tani na ben sikur i dhimbsen keta te astirit. nqs ka zet te pafte dhe ty o njeri i lig.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *