• |
ide | kryesore

Gazzetta dello Sport mbështet Strakoshën: Ditëlindja e hidhur e portierit, Panucci e përjashtoi, por një lumë urimesh vijnë për 24 vjetorin

F1, Sport



Të dielën Thomas Strakosha shtrëngoi dhëmbët në mesin e pjesës së dytë të ndeshjes me Parmën. Dhimbja në shpatull po ndihej përsëri. Në pankinën e Lazio u bë alarm, Proto nisi të bëjë nxemjen. Pas pak minuta pritje, Strakosha i siguroi të gjithë: mund të vazhdonte dhe e coi deri në fund ndeshjen me emilianët. Nuk dëshironte të ndalej dhe as të hiqte dorë nga thirrja e Shqipërisë. Kombëtarja ka qenë gjithnjë motiv krenarie, përvec një cështje familjare, duke qenë se portën e saj e ka mbrojtur edhe i ati, Fotoq.

Strakosha në fakt ndaloi, por për shkak të trafikut të Romës, duke mbërritur me vonesë në aeroport. Ndërkohë, kishte lajmëruar për atë që ndodhi trajnerin e Shqipërisë, Christian Panucci. E garantoi se do të merrte fluturimin e ardhshëm për në Tirana për tu bashkuar me kombëtaren. Por përgjigja ishte drastike: Strakosha përjashtohet nga lista e të grumbulluarve dhe asnjë justifikim nuk u mor parasysh.

Në vend të tij u thërrit Selmani, portieri i Under 21, që do të bëjë pjesë në skuadrën e Panucci për sfidat kundër Andorra e Turqisë. Mbi këtë cështje Armand Duka, presidenti i federatës së futbollit deklaroi: “Më vjen keq për Strakosha që është një nga lojtarët tanë më me kualitet, por disiplina është e rëndësishme për skuadrën. Nga ajo që me tha trajneri, Thomas nuk kishte arsye për të munguar”.

Sot numri 1 i Lazio feston 24 vjec. Një lumë urimesh për ditëlindjen, edhe nga ana e shoqërisë dhe shokëve përmes rrjeteve sociale. Hidhërimi për këtë mungesë me Shqipërinë shpejt do të kalohet. Me grumbullime të tjera, por edhe me momentin e bukur që po kalon tek Lazio, që ka rinisur rrugën drejt Champions. Pasditen e nesërme, me rikthimin në stërvitje në Formello, portieri shqiptar do të festojë bashkë me Inzaghi e skuadrën. E pastaj, pauza e kampionatit do ti lejojë rikuperimin plotësisht nga dëmtimi në shpatull, të pësuar në fund të derbit me Romën në 2 mars. Shanset e kualifikimit në Champions për sezonin e ardhshëm janë edhe në duart e Strakoshës, që në këtë kampionat, ashtu si edhe në atë të kaluarin, nuk ka munguar një minutë. Do të donte ta bënte edhe me kombëtaren…por nuk e la Panucci.



2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *