• |
ide | kryesore

Inter mban fort Lautaro: Icardi-Dybala është një operacion që po mendohet…

Sport



Paraqitja e Lautaros në derbi ka qenë shumë pozitive dhe Inter është gjithmonë e më shumë i bindur se ka investuar mbi një talent që në të ardhmen do të japi kënaqësi të mëdha. Vetëm “Demi” nuk mjafon tani për këtë sezon dhe për më tepër as për të ardhmen, për këtë arsye klubi zikaltër është duke punuar për të gjetur partnerin e përshtatshëm të Lautaros. “Janë dy kandidatura të shkëlqyera dhe mbi të gjitha më shumë se alternative. Kontaktet me Edin Xhekon nuk janë një mister. Por është dhe një kandidaturë që bën më shumë zhurmë, e kjo për shumë arsye.

Paulo Dibala, në fakt, ka gjithçka për t’u konsideruar një lojtar i jashtëzakonshëm dhe në “Apiano Xhentile” e rreth e rrotull i rrisin vlerat e tij. Kur drejtori sportiv i bardhezinjve, Fabio Paratiçi, ka ngritur mundësinë e marrjes së Ikardit, tashmë me kontakte të shpeshtuara, administratori zikaltër Marota është përgjigjur me të njëjtën monedhë, pikërisht duke supozuar një shkëmbim me Jojon. Në fazën e fillimit polemikat e ndërsjellta kanë pasur jehonë. Por me kalimin e ditëve reflektimet në dy kampet kanë forcuar bindjen e madhe e vështirësive objektive të dialogut të dy botëve gjithmonë në pole të kundërta.

Janë dhe fjalët e të njëjtit Zhang, që një muaj më parë ishte prononcuar në mënyrë të ashpër mbi një mundësi të zgjidhjes së kësaj çështje: “Ikardi, kurrë tek Juventus”, lexohej tek La Gazzetta dello Sport. “Por në shtëpinë zikaltër, në një qartësim të plotë të çështjes aktualisht, është gjithnjë e më shumë e dukshme ideja që ish-kapiteni të jetë i destinuar për të ndryshuar fanellë në sezonin e ardhshëm. Ashtu sikurse në mënyrë eksplicite ushqehet ideja e zëvendësimit me talentin e Laguna Larga. Nëse do të mund të jetë e nevojshme drejtuesit zikaltër do të merrnin në provë dhe një shkëmbim: më mirë se sa një super-mbivlerësim nga palët.

Në dukje është se nuk janë kohët e përshtatshme për t’i ulur palët rreth një tavoline. Edhe sepse interistë nuk kanë zgjidhur ende krizën ikardiane dhe Juventusi shpreson që në finale të sezonit t’i dhurojë një Dibala të rigjeneruar. Pra larg tentativave milaneze. Në vazhdim në javët e ardhshme do të kemi mundësinë të diskutojmë më mirë disa nuanca të caktuara dhe të lexojmë më mirë perspektivat e merkatos. Në këtë fazë interesi teknik interist është i ndryshëm duke marrë në konsideratë që për shumë motive ka nevojë për ajër të ri në repartin sulmues. Për shembull nuk është vetëm Maurito në dalje. Edhe rivali i tij, Ivan Perisiç, do të mund të bëjë valixhet në mbërritje të një oferte të pranueshme. Dhe në këtë perspektivë, me arsye shumë të mëdha, klubi i Zhang do të duhet të ngrejë goditjen për zëvendësuesit. E gjithë kjo situatë shpjegon, pra, se si emri i Dibalas mbetet i lakueshëm në një shumicë bisedash”, raporton e përditshmja.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *