• |
ide | kryesore

Juventus 96′ reagon ndaj akuzave për doping: “Endt, turp! Një motiv më shumë për të eleminuar Ajax”

Sport



Pas akuzave të forta të David Endt, menaxher i skuadrës së Ajax në kohët e finales së Kupës së Kampioneve në Romë në 1996, kanë reaguar bardhezinjtë. Ciro Ferrara ka replikuar duke përdorur ironinë, duke treguar një anekdodë pikërisht për atë që ndodhi para asaj ndeshje.

“Pa dashur të futem në polemika – tregon ish-mbrojtësi bardhezi për Sportmediaset – po kujtoj se ishte pikërisht David Endt që na ndihmoi shumë në atë sukses. Pak ditë para finales finale, pyetjes se kush do ta fitonte Champions, Van Gaal iu përgjigj ‘nuk e di kush do ta fitojë kupën, por di se ajo kupë do të kthehet në avionin tonë’. Sa për ta ditur përgjegjësi i komunikimit të hollandezëve, ajo deklaratë na tërboi dhe trofeu mbeti në Itali”.

Nëse Ciro Ferrara preferoi ironinë, duke fshehur kështu tërbimin e tij, Alessio Tacchinardi nuk ka bërë të njëjtën gjë dhe fjalëve të Endt (“Juventus që fitoi Champions kundër nesh në ’96 ishte me doping “) i është përgjigjur ashpër i nervozuar.

“Dëgjova afirmimet e të famshmit David Endt – deklaroi ish-mesfushori – e i them vetëm të ketë turp. Turp të të vijë! Ajo skuadër punoi nga dita e parë për ta sjellë kupën në Torino dhe kurorëzoi një ëndërr. Prandaj, edhe një herë, të të vijë turp! Madje, shpresoj që këto fjalë të jenë një stimul më shumë për djemtë ta eleminojnë edhe një herë Ajax. E në cdo rast, turo të kesh!”



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *