• |
ide | kryesore

KLP hap garën për Prokurorin e Përgjithshëm, zbulohet kush do e sfidojë Arta Markun

Arkiva



Këshilli i Lartë i Prokurorisë (KLP) është mbledhur sot për të çelur garën për zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm, post që mbahet aktualisht nga Prokurorja e Përgjithshme e Përkohshme, Arta Marku.

KLP do miratojë rregulloren mbi kriteret dhe procedurën për përzgjedhjen e kandidatëve për Prokurorë të Përgjithshëm me një mandat kushtetues 7-vjecar.

Mësohet se për postin e kryeprokurorit kanë shprehur interes për të garuar disa prokurorë, madje dhe kryeprokurorja aktuale e përkohshme Arta Marku.

Mësohet se përveç kandidimit të Arta Markut, prokurorët e tjerë që pritet të garojnë për këtë post janë  Olsian Çela, Adnan Xholi dhe Plarent Ndreca.

Gjithashtu një nga pikat e tjera të rendit të ditës nga KLP është edhe miratimi edhe rregullorja për vlerësimin e kandidatëve të Strukturës së Posaçme Antikorrupsion.



1 Comment

  1. Gara parashikohet e forte qe ne kete mment degjohen frymemarrje te renduara nga kjo maratone , degjohen ulerima, shkulje flokesh , te qara, ngasherima, te qeshura, kakarisje, renkime dhe ofshama dhe heshtje………….. heshtje…….

    Tymi i bardhe doli nga kryeministria.

    Artistja u zgjodh.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *