• |
ide | kryesore

Kourtney K dështon me photoshop-in (Foto)

Paparazzi, Slider



Vetëm pak ditë pasi qarkulloi lajmi se motrat e familjes së njohur paguanin paparacët dhe fotografët për ti edituar fotot dhe për të përdorur programin Facetune në to, Kourtney ka bërë këtë postim në profilin e saj në Instagram:

Kjo foto është pjesë e fushatës për promovimin e website-it të ri të Kourtney-t që quhet “Poosh”. Por gjithsesi ajo që ra në sy direkt ishte dështimi i photoshop-it, të cilën me siguri e keni vënë re sapo e patë foton. Në teori supozohej që në këtë postim ta merrte vëmendjen Kourtney dhe poza seksi në vaskë, por ajo që po komentohet më shumë është këmba e majtë e motrës së familjes Kardashian.

Duket që është një foto e punuar keq dhe komentet në Instagram kryesisht thonin se Kourtney duhet ta pushojë nga puna atë që i realizon photoshop-in sepse dështimi është shumë i dukshëm në këtë rast.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *