• |
ide | kryesore

Kthesë për Trump? CNN: 71% e amerikanëve thonë se ekonomia po ecën mirë

Planet



Një sondazh CNN ka treguar se shumica dërrmuese e amerikanëve besojnë se ekonomia po ecën mirë gjatë presidencës së Donald Trump.

71% e amerikanëve besojnë se ekonomia është në gjendje të mirë dhe vetëm 27% e cilësojnë si të varfër gjendjen ekonomike. CNN raporton se kjo shifër është më e larta që nga shkurti 2001 dhe më e mira e presidencës së Trumpit.

Sondazhi tregon se 51% e amerikanëve i japin vlerësim pozitiv Trumpit për manaxhimin e ekonomisë, ndërsa 41% nuk e aprovojnë.

Sondazhi tregon se përkrahja e përgjithshme për Trump është 42%, më e larta e regjistruar në sondazhe që nga gushti 2018. 51% nuk e miratojnë, ndërsa 8% nuk kanë ndonjë opinion.

Anketimi i CNN u krye nga SSRS më 14-17 mars me pjesëmarrjen e 1003 të rriturve të zgjedhur rastësisht.

Në një intervistë ekskluzive me Breitbart News javën e kaluar, Presidenti Trump veçoi ekonominë si arritjen e tij më të madhe deri tani si president.

‘Shihni punësimin. Më i miri në 60 vjet. Shifrat më të mira individuale për aziatikët, afro-amerikanët, hispanikët’, tha presidenti.

Trump u shpreh se po pret me padurim të rizgjidhet më 2020.

‘Kemi punuar mirë. Ndaj, teorikisht është më e lehtë, sepse tani mund të them ‘shihni çfarë kam bërë’, ndryshe nga hera e parë kur thosha ‘mund të bëj këtë’’, tha presidenti.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *