• |
ide | kryesore

“Ndeshjet e para vendimtare, si në Euro2016”: Basha e Memushaj të bindur tek suksesi

Sport



Atmosferë pozitive në kampin e kombëtares, pavarësisht vendimit drastik për të lënë jashtë Strakoshën, apo dëmtimet e një dite më parë. I gjithë fokusi i kuqezinjve është të nisin me fitore kualifikuesetm për më tepër që sfida me Turqinë konsiderohet edhe një përballje e menjëhershme me një pretendente për kualifikim. Krahasim i gjetur nga Migjen Basha, që kujton startin me fitore drejt Euro 2016 kundër Portugalisë, histori që shpreson të përsëritet. “Ndeshja e parë është me rëndësi. Në 2016-ën fituan në Portugali dhe gjithçka shkoi mirë. Duhet patjetër fitore pasi kemi një kundërshtar të fortë”, komentoi Basha.

Memushaj është i bindur se akush nuk duhet nënvleftësuar: “Andorrën nuk e njohim si ekip kurse Turqia është ekip i mirë dhe ka lojtarë si Çalhanoglu që luan me Milanin. E dimë se çfarë na pret. Po të ishte e nevojshme do merrja 2 kartonë të kuq, jo vetëm një, që të fitojmë si në miqësore.
Fluksi në mesfushë, ku është rikthyer edhe Abrashi pas dëmtimit, e ka bërë repartin të tejmbushur dhe altrenativat nuk mungojnë për Panuccin. Për Bashën, një veteran të shumë betejave, nuk ka asnjë problem, sepse konkurenca të bën të japësh maksimumin. “Abrashi luan në Frejburg, Kaçe po luan. Jemi edhe ne plqtë, unë e Lediani. Konkurrenca të rrit edhe në stërvitje. Jemi stërvitur dhe nuk jemi ankuar asnjëherë nëse nuk jemi tutullar. Nuk ka rëndësi sa minuta luajmë, duhet të dimë se po mbrojmë ngjyrat kuq e zi. Kombëtarja duhet të ecë përara, s’ka rëndësi kush luan”.

Zgjedhjet taktike mund të bëjnë diferencën, por për mesfushorin e Pescara rëndësi të mëdhe do të ketë impakti në lojë. Mbrohesh apo sulmon është cështje interpretimi, sepse ashtu si shpjegon Memushaj, kemi humbur ndeshje duke luajtur në të dyja format. “Duhet të mendojmë pozitivisht, nuk ka një vendosje fikse, që na e siguron suksesin. Dhe kur kemi luajtur në mbrojtje kemi humbur dhe kur kemi luajtur në sulm kemi humbur. Duhet të mendojmë pozitivisht dhe të marrim maksimumin. Duhet të mendojmë për Turqinë se është ndeshje e vështirë, më pas do të mendojmë për Andorrën”, u shpreh Memushaj.

Pavarësisht zhgenjimit në Ligën e Kombeve, apo rezultateve të fundit që nuk është se kanë qenë shumë premtuese, shanset për kualifikim, janë si për shqipërinë, ashtu dhe gjithë të tjerët. Me grupin është bashkuar edhe Lorenc Trashi e Ylber Ramadani, që kanë kryer edhe seancën e parë stërvitore me kuqezinjtë, në vigjilje të ndeshje të se premtes kundër Turqisë në Loro Borici.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *