• |
ide | kryesore

Ngritja e ILD-së/ Edhe 24 orë afat për aplikimet e kandidatëve

Lajme, Të fundit

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, me seli pranë Gjykatës së Lartë, shpalli si kufi të fundit kohor datën 20 mars për konkurrentët që do të synojnë postin e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, por kur kanë mbetur vetëm 24 orë nga ky afat rezultojnë vetëm 6 aplikime

Për në ILD janë aplikuar: Marsida Xhaferrllari, për të cilën Komisioni i Pavarur i Kualifikimit nuk dha asnjë vendim nëse duhej të shkarkohej apo konfirmohej në detyrë, por u shpreh me një vendim neutral, duke hequr dorë nga gjykimi. Gjithashtu edhe anëtari i Gjykatës Administrative, zoti Artur Malaj, për të cilin është apeluar vendimi pranë Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, pavarësisht se KPK-ja e konfirmoi në detyrë, si dhe zonja Lefterie Lleshi. Ndërkohë që ditën e nesërme pritet që KED të publikojë kandidaturat e plota.

ILD duhej të kishte nisur nga puna në qershor të vitit 2017 dhe diçka e tillë nuk është bërë ende e mundur. Nëse do të funksiononte ILD-ja, do të ishte shqyrtuar ankesa ndaj 3 gjyqtarëve që hoqën vendimin e burgimit të përjetshëm për Dritan Dajtin, apo ankesat e opozitës për prokurorin e Përgjithshëm të Përkohshëm, zonjën Arta Marku.

2 Comments

  1. Mermanga kuceder e ka vendosur e organizuar ne format e tije te kriminalizimit edhe per kete ceshtje. Tere fijet e pushtetite pushteteve, tashme i ka ne dore ne cikirikun e tije pushtuesi Edi Rama. RRofte mbreti, poshte mbreti, por po mizerja qendro.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu