• |
ide | kryesore

Orhan Pamuk: Jam shumë i zhgënjyer me qëndrimin e Europës

Arkiva, F1, Kryesore, Planet



Orhan Pamuk jep rrallë intervista politike. Nobelisti turk kërkon të evitojë që polemikat rreth qëndrimeve të tij të zhvendosin fokusin nga thelbi i letërsisë që shkruan. Por rrallë ai e prish këtë rregull dhe këtë gjë e ka bërë gjatë turnout të fundit në Francë, ku gjendej për të promovuar librin e ti të fundit, të përkthyer prej kohësh në shqip me titullin “Flokëkuqja”.

Me rastin e botimit në Francë të këtij romani që flet për historinë e një ustai dhe një çiraku që hapnin puse ai i ka dhënë revistës “Le Point” një intervistë sa letrare po aq edhe shprehëse për gjendjen e sotme në Turqinë e Erdoganit. Lapsi.al ka përzgjedhur dhe përkthyer vetëm pjesën politike të këtij bashkëbisedimi për të marrë një vështrim të dorës së parë për gjendjen në vendin që Shqipëria e ka shpallur aleat të vetin strategjik. Dhe është vështrimi i mprehtë i Balzakut të Bosforit…

Le Point: A keni më ju po të njëjtën dëshirë që të shëtisni rrugëve të Stambollit?

Orhan Pamuk: Jo për shkak të situatës politike. Unë nuk shkoj më në restorantet e sofistikuara dhe të mbushura me njerëz. E urrej që të shoh gjithë atë turmë duke qeshur ndërkohë që nuk duhej ta bënin këtë. Unë nuk dua ti shoh ata klientë të lumtur.

Ju keni shkruar: “Jam i zemëruar dhe shumë i zhgënjyer për mënyrën si ka ndryshuar vendi im. E keni bërë këtë pas burgozjes së gazetarit Mehmet Altan dhe vëllait të tij shkrimtar Ahmet Altan në shtator 2016. Megjithëatë shtonit se jeni optimist, a ndiheni ende kështu?

Jo, nuk ndihem më. Humori im nuk është si para dy vjetësh. Atëhere ishin përpara zgjedhjet, referendumi, kishte një perspektivë dhe unë përpiqesha të mbaja në jetë optimizmin tim. Sot jan i trishtuar, opozita është thyer, nuk ka alternativë. Partia më e madhe kundërshtare e Erdoganit e rivalizon atë në garën nacionaliste dhe kjo forcon edhe më shumë atmosferën e ngjeshur me nacionalizëm dhe autoritarizëm në vend. Unë jam gjithëashtu tejet i zhgënjyer me qëndrimin e Europës.

Për çfarë arsyeje?

Duke përjashtuar një grusht intelektualësh idealist, Europa është moskokëçarëse ndaj demokracisë në Turqi. “Ju lutem kujdesuni për Emigrantët”, vetëm këtë thonë Franca dhe Gjermania. Dhe ky është mesazhi i vetëm që u dërgojnë demokratëve turq. Ata duken shumë të kënaqur që e paguajnë me para në dorë qeverinë e ankarasë për t ju hequr qafe muslimanët e shkretë. Dhe pastaj e quajnë islamiste këtë qeveri. Po a është islamizëm që të paguhesh që Europa mos mbushet me emigrant muslimanë?

Cfarë duhet të bejë Europa?

Mos e gjykojë qeverinë e sotme apo të nesërme sipas këtij kriteri të vetëm, që është shumë egoist dhe që i lejon bashkëbiseduesit të tyre ti shantazhojë gjatë gjithë kohës.

 

Lexo më tej:

Orhan Pamuk rrëfen romanin e tij të fundit

Erdogani ndër të tjera ka deklaruar: “Europa i’a dedikon paqen e saj aktuale sakrificave të Turqisë dhe popullit turk”…

Nuk mundt ta kritikosh hapur qeverinë. Dy vjet më parë, përpara referendumit, gazeta më e madhe e Turqisë, Hurryet më kërkoi një intervistë se përse unë do të votoja JO, etj. Isha shumë i kënaqur për këtë deri sa kryeredaktori më mori n telefon dhe më tha se fatkeqësisht ai nuk kishte mundësi ta botonte. Unë jam një nga shkrimtarët më të rëndësishëm në vend, por unë nuk kam të drejtën të botoj në gazetëm më të madhe turke. Ngushëllimi im i vetëm është se libri im i fundit ka shitur më shumë kopje sesa tirazhi i saj.

Turqit e duan shtetin e së drejtës, por ata janë të mërzitur që ai është shndërruar në arbitrar. Qeveria nuk respekton më kushtetutën. Njerëzit qëndrojnë 14 muaj në burg pa një process të rregullt, ndërsa zëdhënësi i qeverisë gëzohet se po ndërtohen burgje të reja.

Pamuk kundër Erdoganit, për lirinë e shtypit dhe të femrave

Pse vazhdoni të qëndroni në Turqi?

Sepse është vendi im. Unë nuk dua të jetoj gjithë kohën në Shba, ku jap mësim gjatë një simestri dhe pastaj të qaj aty për fatin e atdheut. Unë dua të jetoj në Turqi dhe i dashuroj njerzit që më thonë: “qëndo këtu”. Unë dua të më rikthejnë vendin tim që nuk është vetëm vendi i atyre që janë në pushtet.

Ruheni ende nga një truprojë?

Po kam një të tillë të ofruar nga qeveria. E theksoj këtë për të kuptuar se gjërat janë më të komplikuara sesa duken në sipërfaqe.

Intervistë për Le Point/Përktheu Lapsi.al



14 Comments

  1. Interviste shume domethenese. Imagjinoni Shqiperine e te ardhmes: pa demokraci, pa opozite, vetem korrupsion dhe varferi (te pakten Turqia eshte vend i pasur…)

  2. Cfare doni te thoni me titullin e ketij “lajmi”!?
    Meqene se Orhan Pamuk eshte i pakenaqur me qendrimin qe mban Europa ndaj Turqise edhe ne duhet t’i kthejme krahet Europes?
    Ju mediat plehra po ndillni zagaret turkoshak per te percare Shqiperine.

    1. i pa emer as mashkull as femer por si rama mushk.te ka zen pamjen muti i roshit,doshit,frrokut e ndokes ty e rames dhe nuk shifni pos mut.

    2. Ça je tu thene or nyje ? O te qifsha eurpen ,turqine dhe pallat e karit pa tru si puna jote . Shqiptare me se pari duhet te shkojne mire me njeri tjetrin .Persa i perket miqeve , ne miq kemi Zotin ne qiell dhe Ameriken ne toke . Te tjeret vetem sa kane tall karin me ne . Thirri menjes here tjeter .

  3. I paemer 12 e 53
    Kur ke qene me perendimin ti o ditezi?
    Orhan Pamuk bravo i qofte
    I jep Haken qe i takon edhe erdoganit
    Edhe europes.
    Ka 27 vjet Turqia qe i Ka hap negociatat dhe kerkojne tja mbyllin
    Ti medemek pret te te hapen negociatat me kte gjendje qe jemi.
    Ku Jane ketà shkrimtaret e shquar shqiptare qe sjapin njehere nje interviste per gjendje e Shqiperise per 30 vjet me rradhe.
    Aty te presin se nobelin skane per ta PA ne enderr e Jo ta Marrin.

  4. “Europe o kurva e motit” ka pas thane i madhi Fishta. Kush mundet me u mburr qe e ka dasht Shqipnin ma shume se Fishta? Turqia eshte nje vend i madh, nje superfuqi rajonale e per fat e kena mik. Ka shume gjera qe une jam ne nje mendje me Novelistin turk, por çdo njeri e di vete se ku i pikon çatia, ” O europe o kurva e motit”

  5. cmimet nobel si puna e kti pamukut a leshit si e ka ky me kujtojne letren refuzuese te zhan pol sartrit drejtu akademise suedeze per menyren tendencioze dhe aspak meritore te ndarjes se cmimit.

  6. “Mllefi dhe angështitë e një zemërthyeri nuk i shërbejnë askujt” / Orhan Pamuk / Muzeu i pafajësisë

    Ps.
    Sikur të fusnin ndonjë të lexuar këtij librit mëndjendriturit që japin këshilla dhe mesazhe për ambasadorët barbarë’ të SHBA & BE & Gjermani etj… nuk do ishte keq.

    Pst.
    Sigurisht ky sugjerim vlen vetëm për: “Kur të keni kohë të lirë…”

  7. Respekt Organ Pamuk,
    Thu: Unë dua të më rikthejnë vendin tim që nuk është vetëm vendi i atyre që janë në pushtet.
    Po xhahilet demagogue erdogan, putin, kimjong… edvinzi
    I bin legenave se po bojn PARAJSEN… Europe?
    Kurva e motit.
    NA MIAMI ATY EMIGRANTËT…. STABILITETIN
    vetëm këtë thonë FRANCA, Gjermania…. Ky është URDHNPi i vetëm që u dërgojnë demokratëve turq…. SHQIPTARE.
    Duken shumë të kënaqur që e paguajnë me para në dorë qeverinë e Ankarasë për t ju hequr qafe muslimanët e shkreti, qe Shqipëria eshte bere Ferma e Kafsheve nga burreshtetit, per këtë I Zgjidhni perverse shpellare, psikopate makute…
    Kurva e motit I bijne legenit modh: Qeveri e zgjedhur me vote, nuk rrezohet se do poplli-DELE…

    Sovran – Delja mund
    të haje Bar sa ti doje qefi
    Dhe te blegerije sa ti haje fyti,
    thote kushtetuta e FermesKafsheve.

    Liri-barazi- vellazeri, rrofte Tirania, shkalla me e larte e demonkracise, rroooooofte Tirani yne I fortndritshemi Ckelqesi!

    Unë dua të më rikthejnë vendin tim që nuk është vetëm vendi i
    Pervers- Sharlataneve ne pushtet.

  8. Ferma jone ka nji (kandidat) Nobelist
    Qe gjithashtu ha bar,
    mjersht!
    Nuk kam bo marrëveshje
    me popllin shqiptar,
    qe do bohem hero…,
    eshte justifiku finokerisht.
    DHE I mbahet kesaj,
    gjithnje cingun, e hidhur po kështu eshte.
    Eeh qe s’nxorrem dot nji iluminist atdhetar, ka kohe……

    Për t, u dhemys!

  9. Nga kush e kerkon ish vendin e tij? I zoti e nxjerr gomarrin nga muti. Po a do i zoti ta beje kete? Nuk e besoj se eshte trushplare nga lloj lloj ideologjish. Edhe buke te mos kete per femijet, komandanti shendosh.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *