• |
ide | kryesore

Thaçi kujton Konferencën e Rambujesë, bën thirrje për bashkim

Lajme, Të fundit



Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka përkujtuar Konferencën e Rambujesë, e cila 20 vite më parë vendosi që trupat e NATO-s të zbarkonin në Kosovë për të ndaluar regjimin dhe spastrimin etnik të Sllobodan Millosheviçit të kryer mbi popullsinë civile shqiptare.

Presidenti i Kosovës në një publikim në rrjetet sociale thekson se  kjo marrëveshje finalizoi çlirimin e vendit,  arritje kjo e cila u bazua tek sakrificat dhe përpjekja e gjithë shqiptarëve. Ai bën apel për bashkim, ndërsa pohon se është momenti që Kosova të anëtarësohet në OKB, NATO  dhe në Bashkimin Europian.
“Finalizimi i Konferencës së Rambujesë në Paris, 20 vjet më parë, ishte fitorja e parë diplomatike e Kosovës, e cila i hapi rrugë intervenimit ushtarak të NATO-s për të parandaluar spastrimin etnik në Kosovë. Kjo marrëveshje finalizoi procesin e çlirimit të Kosovës, i nisur nga sakrifica dhe lufta jonë. Ajo u shndërrua në testament për shpalljen e pavarësisë së Kosovës. Bashkimi i spektrit politik në atë kohë dhe besimi i palëkundur te Shtetet e Bashkuara të Amerikës e bëri të mundur arritjen e kësaj marrëveshjeje pas negociatave të vështira dhe rraskapitëse. Sot, si 20 vjet më parë, duhet të bashkohemi të gjithë për të jetësuar ëndrrën e radhës – anëtarësimin e Kosovës në BE, NATO dhe OKB”,  shkruan Thaçi.



1 Comment

  1. O Thaç! Ne Rambuje firmose kur te kercenuan? Nuk te takon ty me u mburr per Rambujen! Shqiptaret ne Rambuje ishin ne nje kakofoni te çakorduar. Rrofte dirigjenti USA!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *