• |
ide | kryesore

Victoria Beckham përkrah lidhjen e djalit të vogël Romeo me aktoren 15-vjeçare

Paparazzi, Slider



16-vjeçari Romeo Beckham aktualisht është në një lidhje dashurie me 15-vjeçaren Millie Bobby Brown.

Aktorja e famshme dhe djali i Victoria Beckham janë parë në prani të njëri-tjetrit dhe sipas një burimi për “The Sun” ata janë në ditët e para të lidhjes.

Por a e mbështet mami Victoria romancën e tyre?

Patjetër, madje ajo është një fanse e madhe e “çiftit.”

Millie është takuar për herë të parë me familjen Beckham në dhjetor të vitit 2016-të, në një gala bamirësie, ku David-it i ka dhënë në dorë një çmim.

Pas eventit në fjalë, bukuroshja pohoi se do e mbante mend atë mbrëmje gjithë jetën. Po ashtu, në tapetin e kuq ajo ka deklaruar se ishte një fanse e Romeo-s.

Nuk na mbetet gjë tjetër, veçse të mirëpresim çiftin më të ri në showbizin botëror.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *