• |
ide | kryesore

“Zoti veproi sipas vullnetit të tij”, Vjollca Arapi flet për vrasjen e Jurgen Kurtit

Lajme, Të fundit



Vjollca Arapi, bashkëshortja e Agim Arapit i cili u vra në vitin 2017 dhe ku dyshohej se pas kësaj ngjarje ishte Jurgen Kurti, menaxheri i Vip-ave i ekzekutuar mbrëmjen e djeshëm ka dëshmuar sot në Polici.

Vjollca Arapi ka deklaruar për “Panorama” se ajo dhe familja e saj nuk kanë lidhje me vrasjen e Jurgen Kurtit. Ajo ka sqaruar se ka kërkuar burgim për Kurtin, që ndaj tij të veprojë drejtësia dhe jo që të vritej.

“S’kam gisht fare ne vrasjen e Jurgen Kurtit! Me vjen shumë keq që u vra, sepse nuk doja kurrë që ai të vritej, por të merrte dënimin e merituar dhe të vuante në burg për vrasjen e tim shoqi.

I them nënës se Jurgenit se Vjollca Arapi nuk ka lidhje fare me këtë vrasje. Më shoqëruan në polici mbrëm pas vrasjes dhe me pyeten.

Edhe policisë këto llafe iu thash që s’kam asnjë lidhje me këtë ngjarje. Unë ia kisha lënë në dorë Zotit dhe Zoti veproi sipas vullnetit të vet”, ka thënë Vjollca Arapi.

AKUZAT E VJOLLCA ARAPIN PER JURGEN KURTIN

“Im shoq i kërkoi Jurgenit qiranë si dy muajt e tjera. Ky mirë që nuk e pagoi po njoftoi vjehrrin e vet dhe erdhi Koci dhe bëri gjëmën”. Kështu e ka nisur rrëfimin gruaja e Agim Arapit, i cili vdiq pasi u masakrua nga vëllezërit Ekonomi në Durrës në prill të vitit 2017.

Me lot në sy dhe zërin që i dridhet Vjollca Arapi, bashkëshortja e pronarit të marketit në bulevardin “Epidam” në Durrës, Agim Arapit, që u vra vetëm për 130 mijë lekë të vjetra në muaj, qiraja që duhet t’i paguante Jurgen Kurti, por më 11 prill, në vend që të merreshin vesh, gjithçka përfundoi në tragjedi.

Shpresa tregon se ka qenë fillimisht ajo që i ka kërkuar llogari Jurgen Kurtit dhe ky i fundit ka kundërshtuar t’i paguante qiranë, madje e ka ofenduar. Pas tij, thotë ajo në market kanë mbërritur vëllezërit Ekonomi, vjehrri i Jurgenit bashkë me të vëllanë, të cilët kanë nisur të qëllojnë bashkëshortin e saj, por edhe Vjollcën vetë.

Vjollca thotë që 24-vjeçari Jurgen Kurti, një vit më parë i arrestuar edhe për vrasjen e babait të tij, është po aq fajtor sa dy vëllezërit Ekonomi “I thërriti ato të dy, është bashkëpunëtor, pse u la i lirë”,- thotë gruaja e viktimës.

Pse erdhe sërish në studio ngjarja është e rëndë?
Vjollca: Burrin ma vranë të tre, nuk ishte sherr që te merrnin mjetet e forta i kërkoi Jurgenit qiranë siç e lanë dy muajt e para mirë që nuk donte t;i paguante por thirre iedhe vjehrrin e vetë që më bëri gjëmën

Marrëdhënia me fqinjët me familjen Ekonomi si ka qenë?
Vjollca: Jemi komshinj, fillimisht e mirë

Keni pasur marrëveshje për kalimin e tubit të aspirimit të picerisë që kishte hapur Jurgen Kurti afër jush?
Vjollca: Kemi pasur marrëveshje të firmosur me Jurgenin, e kam kontratën të firmosur. Kur hapi picerinë unë nuk doja që tubi i tyre të kalonte nga marketi ynë. Vinte Jurgeni e fliste me edukatë dhe thoshte që ta kalonte tubi e aspiratorit. Burri më tha që janë kriminela, por isha unë që i thashë “ok” Jurgen do ta bëj, por unë dua qiranë. Fillimisht muajin e parë e lau qiranë.

E thirra atë ditë për qiratë se ishte dita 11-të. Më tha ik moj pirdhu, çfarë qiraje do ti. Mora të plotfuqishmin e lagjes më tha hapi një padi se do ta paguajë. Koçi e dinte që Gimi ishte me koronare dhe probleme. T’i kërkoni falje Jurgenit na tha. Ai shtyu fillimisht Gimin me tavolinë. Në ato momente ka ardhur Kujtimi, më gjuajti mua, i gjuajta edhe unë. Hapa qepenin në ato momente, po kërkoja ndihmë, këtij i thashë Koç, mos bëj gabime se Gimi është me koronare…Jurgeni i thërriti ato të dy, është bashkëpunëtor, pse u la i lirë?



6 Comments

  1. Menaxheri i kurvave iku ne boten tjeter ku drejtesia nuk pjerdh per leke. Tani le te haje mut andej

  2. Lapsi te keni turp qe i bete homazhe ketij duke na nxjere foto me ananas ne dore e makina te shtrenjta, por kete te shkreten e permendet si statistike. Rrenqethese cfare kane hequr si familje. Grua zonje kur thote une sdo doja te vritej se cun i ri por doja drejtesi nga shteti…..shtet shkerdhate e shoqeri shkerdhate qe bejne sikur i vjen keq per ate por per burrin e kesaj sflet njeri dy fjale.

  3. Tomé me ke lexur ne mendje. Fillojne shpejt, fluturojne me presh ne b…. E pasta fundi aty ku e cuar ti…..

  4. Sa me shume mutra te pastrohen,aq me mire per pordhicine tone te dapshurrur!!!
    Lapsi,kurseji fotot e atij qenefi,do t’ju duhen per te fshire BITHEN!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *