• |
ide | kryesore

Meta, një përpjekje për të dalë nga shtrati i Monikës

1, Arkiva, Ide



Ka një tendencë për ti parë në një mënyrë tejet sipërfaqësore qëndrimet e forta që Ilir Meta mbajti sot. Deklaratat e tij janë shpjeguar si një përpjekje për thellimin e krizës, të bëra nga njeriu që deri më sot ka mbajtur veshur kostumin e liderit të LSI-së, parti të cilën ia la trashëgim bashkëshortes së tij.

Pra, në këtë kuptim, togëfjalëshat për vetësakrifim alla Salvador Aliende, presidenti kilian që u rrëzua nga pushteti nga një bashkëpunim i turpshëm i segmenteve më fashistoide të CIA-s me manjatët milionerë që rrethonin Kisingerin, apo ato për djegje të mandatit presidencial, janë interpretuar si një bombë Molotov më shumë në flakën që opozita po kërkon t’i vërë sistemit.

Në fakt, nuk është ekzaktësisht kështu.

Po të lexohet me vëmendje mesazhi presidencial, aty mund të qëmtosh një kleçkë që mund të shëbejë për rihapjen e dialogut. Duke deklaruar se vetem 82 deputetë të këtij parlamenti janë të ligjshëm, duke nënkuptuar se vendet e plotësuara nga listat janë anti -kushtetuese, Meta ka hedhur hipotezën e parë drejt një kompromisi të mundshëm.

Ajo që ai do të kumtojë midis rreshtave është se kriza mund të shmanget, po të gjendet një konsensus politik, i cili pastaj, përmes një interpretimi ligjor do ti rikthente ish -deputetët e PD dhe LSI-së në parlament (shkrimi dhe faksimilja poshtë).

Lexoni më tej:

Zbërthimi/ Çfarë fshihet pas deklaratës së fortë të Metës?

Pra, ndonëse Basha dhe Kryemadhi janë betuar se i kanë djegur mandatet, ndonëse Rama dhe Gramoz Ruçi kanë rënë në paqe me këtë fakt, duke joshur me të gjitha format hyrjen e deputetëve të rinj, ndonëse diplomatët dhe burokratët e huaj i kanë përshëndetur si legjitimë këta të fundit, presidenti ka hedhur obsionin se e gjithë loja e deritashme është e paligjshjme dhe duhet të kthehet mbrapsht.

Natyrisht, sa më sipër, mund të jetë vetëm një interpretim ligjor personal apo politik, që mund të mbështetet apo hidhet poshtë nga konstuticionalistët, por në thelb, kjo ka pak rëndësi.

Ajo që duhet theksuar, është se ndryshe nga sa po interpretohet, kreu i shtetit, nuk po sillet si Iliri i Monikës që do “luftë”, por si Meta president që kërkon zgjidhje. Ai nuk po tenton t’i hedhë benzin zjarrit, por po propozon një rrugë për ta fikur atë.

Eshtë debat tjetër nëse propozimi i tij vjen në kohën e duhur.

Liderët e opozitës akoma vazhdojnë të pretendojnë se nuk ka më kthim pas, as në atë kuvend dhe as në zgjedhje me Ramën. Shumë gazetarë (përfshirë edhe autorin e këtyre radhëve), apo zëra publikë, këmbëngulin se sa më shumë të shkohet drejt radikalizmit aq më i “lumtur” do të jetë fundi, por Ilir Meta ndoshta mendon ndryshe.

Me sa duket ai parasheh një kompromis dhe nuk i ka hequr shpresat se opozita legjitime mund t’i rikthehet parlamentit, ose duke e konsideruar ligjërisht nul dorëzimin e mandateve (rruga më e thjeshtë) ose duke konsideruar nul parlamentin me 82 deputetë (rruga më e gjatë), gjë që do provokonte zgjedhje të reja.

Prandaj mesazhi i tij nga Pogradeci kërkon lexim të kujdesshëm, si një nismë, që pavarësisht nëse dëgjohet apo jo, duhet parë si një përpjekje për paqe. Një paqe në emër të së cilës Meta, ka ofruar edhe mandatin e tij, në mënyrë që mos provohen skenarë të kohës së Pinoçetit.

©Lapsi.al



17 Comments

  1. OK Bushat,
    E, Padyshim kjo perpjekje
    e
    P R E S I D EN T it
    te Shqiperise
    Eshte
    per tu pershendetur nxehtesisht
    Dhe
    eshte e vetmja, inteligentia
    udhe drejt zgjidhjes,
    e që duhet mbeshtetur nga teeere faktoret qe pretendojne se punoje per zgjidhjen, mas sodit do duket.

    Uurgjentisht ne veprim pra.

  2. Bushat para luftes se dyte te mafjas ne Itali, ne kohen kur korleonezet dergonin Riinen nje cope fshatar maniak qe ne fakt ishte nenkembes dhe jo bos nuk ishin te kenaqur me pjesen e familjes se tyre, shkonte e bente takime me politikanet italjan nepermjet Vito Cianciminos per zgjidhje te situates. Ne nje fjalim Ciancimino mbajti para politikaneve siciljane pak para se te plaste tha “Kush kerkon lufte do te gjej vdekjen” kete fjalim gjasme e kishte per brigadat e kuqe por brigadat kishin 20 vjet qe ishin tkurrur, fjalimi ishte per ata ne salle qe e dinin per cfare flitej dhe per ti treguar korleonezeve fuqine qe kishte . Keta kur flasin flasin si mafjoze sepse i romanizojne ne mendjet e tyre, i afruan siciljanet per punen e hashishit dhe keta kujtojne se jane te njejte, ketyre ju duket vetja se po bejne politike te holle te sofistikuar po perdorin force me fjalim te nenkuptuar. Me shkerdhata nga te gjithe keta eshte Meta, fakti qe ka zgjedhur Alienden si shembull qe ska lidhje me situaten tek ne as me rrealitetin eshte kercenim kunder Rames qe do ta shkaterroj qofte dhe duke shkaterruar veten, ose te ulen e te bejne pazar. Eshte kercenim i hapur. Ka gjasa dy gjera o do ulen te bejne marveshje nqs pranon Rama, o do fillojne vrasjet.

  3. Zoterinj analista + opinionista xhenerik pompista ,rama basha meta berisha duan me gjithe shpirt marreveshje dhe rikthim te statu quo se para djegjes se mandateve .Problemi osht ay qy amerikoni nuk prano mo rikthim nga mrapa . Amerikoni njitash me prurjet e reja kontrollo mbi 94 vota deputetsh n parlament ,pra kontrollo krejt kushtetutn . Establishmenti rama basha meta berisha ,nuk i bonen si duhet llogarit ksaj here dhe amerikoni doli mo i shkatht.

  4. Për zotin Meta gjëndja është alarmante. Rama dhe të ashtuquajturit rilindas pa sens po ecin mbi një terren të minosur, pa ligje, pa parime, pa rregulla, pa norm a as zakone. Kësaj i thonë të sundosh nën kërcënimin e bandave. Nuk kemi parlament normal, as drejtësi funksionale. I ashtuquajturi vetin ka nevojë për një vetin ndryshe, pasi i pari po bëhet me urdhëra partie. Mungon demokracia, liria, siguria, perspektiva dhe ngjan si sundim junte. Duhet zgjidhje, duke humbur pak pushtet për të bërë shtet.

  5. Për zotin Meta gjëndja është alarmante. Rama dhe të ashtuquajturit rilindas pa sens po ecin mbi një terren të minosur, pa ligje, pa parime, pa rregulla, pa norm a as zakone. Kësaj i thonë të sundosh nën kërcënimin e bandave. Nuk kemi parlament normal, as drejtësi funksionale. I ashtuquajturi veting ka nevojë për një veting tjetër. I pari po bëhet me urdhër partie dhe me pëlqimin e saj. Por, kurrsesi e pavarur siç trumbetohet. Zgjidhjet tjera janë fatale për popullin tonë, Mungon demokracia, liria, siguria, perspektiva dhe ngjan si sundim junte. Duhet zgjidhje, duke humbur pak pushtet për të bërë shtet. Z. Meta ka plotësisht të drejtë.

  6. Ke shtarti këtyre nuk merret vesh kush është burri kush është gruaja.

    Të dy e kanë mendjen ke Edi, edhe në shtrat, pak, por e sigurtë.

  7. KY Kryehajdut vetem per te vjedhe e ka mendjen.E beri corap Shqiperine vetem se eshte jashte loje.Bandit dhe mashtrues,Alende kishte nje ideal dhe vdiq Duke luftuar derisa I doli shpirti….kush Po vdes ne Shqiperi,vetem hajdute dhe kriminelet Kane ngelut,Monika me burre nate

  8. Si gazetar i krahut te ridhjerjes bushati nuk eshte keq, veçse si njeri i letrave nuk ben nje lek. Se ç’kuptim ka shprehja : méta prpiqet te dale nga shtrati i monikes, vetem ky e di. Te besosh se burre e grua nuk flasin per problemet e vendit ne pozitat qe jane, eshte me se naive te thuhet, osé nje perpjekje e dobet per tu dukur si njeri letrave. PS: Jo ata qe mbledhin letra, e i shesin; kuptohet …

  9. KETIJ MONIKA I KA IK PER DURSH ME KOHE DHE NUK E LE MO NE KREVAT . ME PAK LLAFE ESHTE GOCA E RAMAZONIT QE QINE KETE DHE JO E ANASJELLTA . ME KETE STIL JETE ESHTE MESU MURGESHA E DIBRES.

  10. O Bushat, nuk ke kap thelbin e deklarates se Presidentit. Ai ndihet aq keq sa eshte gati te vrase veten. Pse?
    Sepse c’ndodhi? I dha urdher Monikes te dorzonte mandatet. Dhe prisnin se do funksiononte. Rama do te dorezohej. Nuk ndodhi.
    Monika po grindet me te cdo nate. Te rruate! E shkrive LSI-ne. Vra veten tani.
    Dhe Ilir Meta eshte gati te vrase veten qe nuk funksionoi dorezimi i mandateve. Prandaj thote se per te 82 mandate jane ligjore.
    Mos harro se ne shkaterrimin e opozites ti ka meriten kryesore Bushat. Pra ti po e con Meten drejt vdekjes. Ishe ti nxitesi kryesor per dorezimin e mandateve.
    Rilindja ty duhet te ngrere monument. Ajo qe nuk e beri ’97 , dhe humbjet e zgjedhejeve 2013, 2017 e bere ti lehte fare. E shkaterrove PD dhe LSI bashke. Do hysh ne histori Bushat. Pas 100 vjetesh shqiptaret do ta lexokne emrin tend ne libra dhe per ty do te behen filma.
    Dhe Ilir Meta do ta vrase veten, ne nje menyre ose tjeter. Ka nje koke ai. Nuk dorezohet i gjalle. Pas Mehmet Shehut, historia do te shkruaje edhe per nje president qe vrau veten. Ose e vrane. E vrau Andi Bushati, indirekt, sigurisht.

  11. Bushat..shkrimi me i dobet qe ke bere…besoj e kupton dhe vete kete. Meta s’ka ne plan kete qe thua ti sepse nukbi shkon teresia e deklarates ne linje me idene qe hedh ti per arritjen e nje kompromisi te minutes se fundit. Edhe po ta marresh te izoluar kete ide qe ke hedhur ti, prape nuk fundkionon kthimi mbrapa pasi do fuste ne kolaps gjithe vendimarrjen aktuale te kuvendit per krijimin e vakances dhe vendimet e kqz per dhenien e mandateve tek deputetet e rinj. Ne mungese te gjykates kushtetyese edhe iniciativa me e vogel per kthimin mbrapsh te procesit do ishte vetevrasje per qeverine. Meta ka hedh shashka te rrezikshme por qe asfje nuk do te ndodhe. Pasi “vrau” partine qe lindi, nukndo te veje gabimin e dyte rresht qe te “vrase” politikisht veten.

  12. Bushat,ku dhemb dhembi,vete gjuha.Shtrati i nje cifti te martuar,nuk quhet as shtrati i burrit,dhe as shtrati i gruas,sepse burre e grua-si mishi me thua-thote populli.Vete Bushati ka nje fare te drejte qe e quan shtratin e Monikes,sepse,e shoqja,ja ka trguar mire se ka qene ajo pronare e shtratit bashkeshortor,,prandaj,si i perzene nga ai shtrat,ai fajeson,pa kuptim dhe ja adreson pronesine Monikes.Titulli i ketij shkrimi tregon qarte ziline e shtrati,e sidomos pronesine e tij.Prandaj,njerezit e deshtuar,jo vetem nukduhet te flasin shume,por sidomos,nuk duhet te perpiqen,per t’i dhene mendje ,te tjereve.

  13. Hedh Bushati ndonjë nga shashkat e tij tymuese për “konfliktin bashkëshortor” Ilir-Monika”, e turen zogjtë e Ramës të bëjnë komente, sikur e gjithë kjo histori me Ramën, të keqen e paska tek “shtrati i Monikës”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *