• |
ide | kryesore

Bombat e Metës mbërrijnë në ShBA

Të fundit



Mediat më të mëdha botërore i kanë bërë jehonë deklarimeve të Presidentit të Shqipërisë Ilir Meta, i cili deklaroi sot se “jam i përgatitur të lë mandatin dhe deri të sakrifikohem si Salvador Allende, për të mos lejuar instalimin e një junte ushtarake”.

Qëndrimi i fortë i kreut të shtetit shqiptar është pasqyruar gjerësisht nga mediat kryesore, sidomos ato në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Deklaratat e Presidentit nga Pogradeci se do të ishte gati të jepte dorëheqjen nga posti i kreut të shteti dhe deri tek sakrifikimi i tij për të mos lejuar që në vend të instalohet një juntë ushtarake, kanë gjetur jehonë edhe në mediat ndërkombëtare. “Washington Post”, shkruan se Meta tha se pas dështimit të ndërmjetësimit të një zgjidhjeje, ishte i gatshëm të jepte dorëheqjen, duke shtuar se “jam i sigurt se vendi ka një zgjidhje politike, kushtetuese dhe solide”.

Megjithëse Meta u zgjodh dy vjet më parë me votat e Partisë Socialiste të majtë, ai nuk ka qenë në “paqe” me qeverinë që nga ajo kohë, shkruan “Washington Post”.

Opozita e qendrës së djathtë, e udhëhequr nga Partia Demokratike, ka dorëzuar mandatet e saj parlamentare dhe po zhvillon protesta duke akuzuar qeverinë e majtë të kryeministrit Edi Rama se është i korruptuar dhe i lidhur me krimin e organizuar, duke kërkuar zgjedhje të parakohshme, shkruan gazeta.

Duke folur me gazetarët në qytetin lindor të Pogradecit, Meta gjithashtu e krahasoi veten me presidentin kilian Salvador Allende, i cili vrau veten në vitin 1973 ndërsa trupat e ushtrisë rrethuan pallatin e tij pas një grushti ushtarak.

Deklaratat e Metës janë publikuar edhe në gazetën tjetër prestigjioze amerikane, “New York Times” si dhe në rrjetin televiziv amerikan ABC News.



7 Comments

  1. po ti nuk sakrifikon asnje 10 mij leksh, do sakrifikoke jeten ti Hajdut ordiner. Flet edhe kastile per junta ushtarake per nje vend te NATO. Sa njeri i lig qe je o babezi i pangopur. ishalla te jep karma cfar meriton. maskara.

  2. po ca publikoni deklaratat e nje hajduti ordiner. jeni qe jeni, qe ta beni lajmin me te plot, publikoni dhe videon e 7%, qe ta marrin vesh se kush i ka ber keto deklarata, se president eshte fjale e madhe.

  3. Puna eshte qe ketu nuk i plas kujt ne e jep doreheqjen ky , se celesat e kashtes ka. Po keta amerikanet ndoshta e dine si presidenti ne usa.

    1. Kur opozita nuk ka gje ne dore, presidenti, ka çelsat e kashtes, pse atehere,ju kapeni me ta???? Pse nuk shihni, se asnje nuk mendon per kete popull, por vjedhin pa fund, kjo qeveri qe detyrimin kryesor ka mireqenien e ketij populli, ben te kunderten, varferimin e tij???

  4. O te paemra te ramas cfar keni kur e vuri rama president ju thoshit ka inat berisha se meta eshte adap per ate pune tani doli i keq hajdeni or bole hajdeni

  5. me fol pak dhe pa mllef. Qe meta eshte e keqja e ketij vendi bashke me moniken kete e di i madh e i vogel po krimi me i madh eshte kur erdhen arabet te bejne portin e durresit me 2 miliard paund investim dhe projekti nuk u be se haxhinasto e meta donin 10 perqindshin te jepnin lejen dhe investitoret u larguan. per keto duhen qerruar pa per fjale copa muti jane si familje ska shum per te vrare mendjen. Ata po e mbajne vendin peng per leke

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *