• |
ide | kryesore

Seks dhe drogë për 5 orë rresht, humb jetën 32-vjeçarja

Planet



Një vajzë kolumbiane humbi jetën pasi 5 orë rresht i kishte kaluar duke bërë seks dhe konsumuar drogë. Sipas “The Sun” që citon mediat vendase bëhet fjalë për një 32-vjeçare e cila fillimisht nuk ishte ndier mirë dhe më pas kishte pësuar arrest kardiak në qytezën Cali. E njohur me nofkën “La Fiera” vajza kishte humbur fillimisht ndërgjegjen dhe më pas ishte pushtuar nga dridhjet trupore.

Nofka e saj thuhet se lidhej me “karakterin e saj të fortë”, ndërsa identiteti i vërtetë mbetet i panjohur. Ishte partneri i saj që lajmëroi mjekët, por ambulanca kishte vonuar. Ai kishte marrë një taksi dhe e kishte dërguar në spital, por mjekët thanë se e kishin të pamundur ta kthenin në jetë. Historia u mësua pas dëshmisë së të dashurit të saj në polici. Hetimet po përpiqen të zbardhin shkaqet e ndalimit të zemrës. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *