“Jam i gatshëm për të dyja ekstremet. Që nga dorëzimi i mandatit tim si President pasi të sigurohem që vendi ka një zgjidhje politike parimore, kushtetuese, solide që e çon përpara, e deri tek sakrifikimi i jetës sime si Salvador Allende për të ndaluar instalimin e një junte që mund ta kthente Shqipërinë 30 vite pas”.
Ishte kjo deklarata e fortë e Presidentit Ilir Meta në Pogradec i pyetur nga gazetarët për mënyrën e daljes nga kriza politike ku është futur vendi. Kreu i shtetit shqiptar mori si shembull Salvador Alende, një president në Kilin e largët dhe një histori të gati 50 viteve më parë.
Salvador Guillermo Allende Gossens ishte një politikan social-demokrat me profesion fizikan. Ai mbajti detyrën e Presidenetit të Kilit nga viti 1970 deri në 1973 duke drejtuar një koalicion të quajtur Uniteti Popullor. Ai ishte i pari maksist që u zgjodh president në një vend me demokraci liberale, citon lapsi.al.
Angazhimi i Allende në politikë përfshin në një periudhë 40-vjeçare ku mbajti detyra si senator, deputet dhe ministër. Anëtar i Partisë Socialiste të Kilit ai garoi pa sukses disa herë për President në vitet 1952, 1958, dhe 1964. Por në zgjedhjet e vitit 1970 ai e fitoi presidencën në një garë të fortë me 3 raunde duke u zgjedhur nga kongresi pasi asnjë kandidat nuk mori mazhorancën.
CIA publikon dokumentet e Luftës së Ftohtë për përmbysjen e Allendes
Në 11 shtator 1973, ushtri organizoi një grusht shteti e mbështetur edhe nga CIA për të larguar Allende. Kur forcat ushtarake rrethuan pallatin presidencial “La Moneda Palace” ai mbajti një fjalim të fundit duke refuzuar të japë dorëheqjen. Po atë ditë ai kreu vetëvrasje me armë zjarri, sipas një hetimi të gjykatës kiliane me asistencën e ekspertëve të huaj në vitin 2011.
Pas vdekjes së Allende, Gjenerali Augusto Pinoçet refuzoi t’ia kthente pushtetin një qeverie civile dhe Kili u qeveris nga një juntë ushtarake deri në vitin 1990. Junta ushtarake në pushtet shpërndau Kongresin, pezulloi Kushtetutën dhe nisi persekutimin e disidentëve duke bërë që mijëra civilë të rrëmbeheshin, torturoheshin dhe vriteshin. ©LAPSI.al
Ilir Meta eshte thjesht nje hajdut ordiner me nje parti ordinere dhe duhet te laje gojen para se te flase per Salvador alende nje njeri i madh me ideale te pastra
Mbaroi blerja e deputeteve vari-karin. Lek i hedhur kot edhe me Karamelon!!! Te shohim si do e braktisin boset e mediavae Edi Ramen….
salvador aliende nje politikan qe e mori pushtetin nepermjet votes dhe tentoi te instalonte marksizmin, pra te zhdukte voten e lire, instrumentin me te cilin ai vete u zgjodh. KY ESHT SHEMBULLI ILIR VARIKARIT
gashi. Nqs populli voton per marksizem atehere marksizem eshte, kjo eshte demokracia meso te respektosh idete e te tjereve me te cilet sje dakort. Ne anen tjeter CIA e “demokracise” instaloji Pinochet qe vrau e preu per dekada. Mir Meta qe merka shembull te gabuar, por a nuk e sheh qe ti pa dashje mbron vrasje tortura e genocid. Allende nuk instaloji as diktature e as represion ama Pinocheti i CIAs po.
Interesante deklarata presidentit
Tani like floririt pritet ti bashkohet luluja lubonja zheji lesi vasili e shume te tjere qe likja I mban me zarfe per punet e tij,me vetevrasjen do ti besh nder te madh ketij populli qe ti dhe salihu keni gati 30 vjet qe e vidhni,me mire se nje marksist nuk mund te zgjidhje o shoku likja floriri
O i paemer, ,,, te thuash per vjedhes qe nga tridhjete vjet, vetem nje mendje haleje, me zhvillime te brendeshme kriminale mund te thote ate, sepse ti o gjarper pa koke, e ke kete kryeministrin tend 24 vjet ne pushtet, me pozite, e po deshte ti numuroj, qe i dihen, e jane ne dokumentat edhe te OSBEse se sa ka vjedhur mamuthi i yt shpirteror. DEBIL. Sa per presidentin, mendimin e ka te qarte per situaten qe eshte konkrete, dhe kohore ne vendin tone. Ai ka edhe mundesine qe te krijo statukuo pushteti, te shkrije parlamentin sepse nuk eshte mbi baza kushtetuese, e vete te jape doreheqjen, perpara se ky pushtet pucist ti bejne rrezistence e puc per ta zevendesuar.Kete mund ta beje dh nuk pyet njeri se cben me kompetencat e tija. Pastaj me te tjerat te mblidhen partite parlamentare e te vendosin per ardhmerine e vendit, se keshtu sic vepron kjo mazhorance ka rrezikshmeri te larte qe te krijojne situata qe te dalin nga dora, e me pasoja. Kush ka mend, e mendim qe vendi te ece e mos pengohet ne rrugen e demokracise i jep drejtim politik situates.
o rrot kari. kryeministri nuk eshte i imi po i shqiptareve, ashtu sic eshte edhe presidenti hajdut. mua sme dhimbset ky kryeminister dhe nqs jan te verteta ca thot sala te kalbet ne burg edhe ky si cdo kriminel tjeter. po mos me bro mua salen e liken se ofendon inteligjencen e gjith shqiptareve o tifoz partiak i ketij timit. ju lat enverin dhe kapet salen dhe duke u kap pas boleve te sales e quajtet veten demokrat. a e di ti cdo te thot demokrat. demokrat do te thot te respektosh mendimin e te tjereve dhe te mos kapesh me cdo person qe nuk e mendon si ty. po ku i dini ju keto o enverista demokrata te ketij timit. u ndan enveristat ne dy parti dhe po na cajn karin neve qe nuk zgjodhem asnje nga te dyje, neve demokrateve te vertet.
Kam pershtypjen se presidentit tone me profesion shtangist, (ngrites peshash) i eshte merzitur jeta nga streset qe ka per vjedhjet dhe poshtersite qe ka bere ne karieren e tij politike, sikurse nuk perjashtohet edhe mundesia e problemeve qe mund te kete me gruan e cila kohet e fundit ka treguar se dale nga shinat e llogjikes. Ndoshta ifluencon edhe mosha kritike apo menopauzat qe po kalon.
Gjithsesi edhe po kreu vetvrasje nuk do te ishte cudi por qe ne fund te fundit arsyet qe do te motivonin kete akt do e fusnin ate ne kategorite e shemtuara te historise.
O LIKE po ti the se lenja e mandateve eshte e pa pranuheshme…ke lajthitur.. se Monovalentja jote e la me miratimin tend dhe bene thirrje si e cmendur per te shkaterruar, apo nuk te pyet fare ty mavri ..pika te rente o Like..edhe po u largove nuk eshte e rastit e ke bere planin me monken o Like…po junten ushtarake nga e sajove o Like Monja… si krahasohesh me Allenden o Like floriri …o shoku i Shpellarit…kur do e vrasesh veten qe ta festojme..o LIKE ………
po pres