• |
ide | kryesore

Emma Roberts ndahet nga i fejuari, lidhet me të dashurin

Paparazzi, Slider



Emma Roberts ka bërë disa ndryshime në jetën e saj personale. Sipas “UsWeekly”, aktorja 28-vjeçare është ndarë nga i fejuari Evan Peters dhe është në një lidhje me aktorin Garrett Hedlund.

Ky i fundit njihet për lidhjen e tij me aktoren Kirsten Dunst dhe për rolet në filmat “Country Strong” dhe “Tron: Legacy”.

“Garrett dhe Emma kanë qenë miq, por kjo është diçka e re, e paplanifikuar, që ka ndodhur vetëm pak javë më parë”, thotë një burim.

Sipas burimit ata janë dalluar të kapur për dore në Los Angeles, ndërsa ndarja e saj nga i fejuari nuk është e papritur.

“Emma dhe Evan ishin drejt ndarjes dhe tani janë miq. Nuk ishte një ndarje e vështirë”, thotë një tjetër burim.

Roberts dhe Peters u lidhën në 2012-n, pasi luajtën në filmin “Adult World” dhe më pas punuan bashkë për katër sezone të “American Horror Story”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *