• |
ide | kryesore

Fitorja në CAS e PSG e bën UEFA të ndryshojë rregullat e Fair Play Financiar

Sport

Vendimi i gjykatës Arbitrale të Sportit (CAS) të Lozanës mbi ankimimin e bërë nga Psg, mund të përfaqësojë një zhvillim për Financial Fair Play. Sipas asaj që bën të ditur “Calcio e Finanza”, UEFA tani po vlerëson hipotezën e ndryshimit të rregullave të FFP. Një kthim pas mund të konsiderohet, duke qenë se nuk janë të qarta se ku do të ndërhyhet. “Do të analizojmë vendimin e CAS e do të marrim në konsideratë sa më shpejt të jetë e mundur cdo qartësim apo ndryshim të rregullave”, kanë bërë të ditur nga Nyon.

“UEFA ka marrë mësim nga vendimi i CAS të Lozanës, me të cilin ankimimi i prezantuar nga Paris Saint-Germain kundër UEFA për sa i përket vendimit të 19 shtatorit 2018 të Dhomës së Investiguesve CFCB, është pranuar duke anashkaluar riekzaminimin e kërkuar nga UEFA”, bëjnë të ditur burime brenda instutucionit që qeveris futbollin europian. “Vendimi i CAS nuk vë në dyshim objektivat e sistemit të UEFA për Licencat për Klube e Fair Play Financiar”, ka bërë gjithësesi Union of European Football Associations.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu