• |
ide | kryesore

FOTO/ Basha në Bruksel, zbulohet çfarë i tha kryetares së CDU-së

Lajme, Të fundit

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ishte në Asamblenë Politike të Partisë Popullore Europiane, ku takoi personalitete të rëndësishëm të grupimit më të madh politik në Europë. Në një postim në Twitter ai shkruan se takoi edhe kryetaren e CDU-së Annegret Kramp-Karrenbauer e cila ka marrë këtë detyrë pas Angela Merkel.

“Në emër të PD i shpreha mirënjohjen për mbështetjen e partisë sonë simotër CDU në hartimin e programit tonë ekonomik dhe modernizimin e PD”– thuhet në Twitter-in e zotit Basha.

Në një njoftim të PD thuhet se kreu i opozitës pati takime edhe me Presidentin e PPE, Joseph Daul, me Manfred Weber, kandidat i PPE për Presidencën e Komisionit Europian, me David McAllister, Kryetar i Komisionit të Jashtëm të Parlamentit Europian dhe personalitete të tjera europiane që bëjnë pjesë në të njëjtën familje politike europiane. ©LAPSI.al

7 Comments

  1. Ky, larva butake qe komenton ne po me te njejten linje nuk paska as koke ne qafe por bisht, keshtu qe nuk e vlen as ti kundervihemi larvave te tilla infektive qe na kane dale nga kazani i qelbesirave rilindase, e qe duket autik i lindur ne belbetrofet e fshehura te kopileve te familjes kuqale.

  2. PDja simoter e CDU’s. Njisoj si me thone qe Nigeria eshte vend nordik.
    Shko mer kar te cecenet e astirit se ke ngel pa protestus.

    1. jan leshu shpellaret e Salehut me sulmu cdo person qe se mendon si Salehu. ja demokratet e karit tim qe akoma nuk din cdo te thot demokraci edhe vazhdojn ta quajn veten demokrat.

  3. ti je vite drit larg nga cdu o pall lulushi. filloje reformimin me nje pal zgjedhje “demokrate” brenda partis e formumeve te PD. Bej qe ta meritoj ate term partia demokratike, se duket sikur eshte partia autokratike.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu