• |
ide | kryesore

“Fox News” zbulon të vërtetën e tërheqjes së kandidates për ambasadore në Shqipëri nga presidenti Trump

Lajme, Planet, Të fundit



Presidenti Donald Trump ka kthyer mbrapsht kandidaturën e Kathleen Ann Kavalec si ambasadore e SHBA-së në Tiranë.

Shkak i tërheqjes së kandidaturës të Kavalec sipas “Fox News” është bashkëpunimi i saj me spiunin që hartoi dosjen false për presidentin Trump, si dhe informimi i një zyrtari të lartë, para dhe pas zgjedhjeve presidenciale të 2016-ës.

“Fox News”, duke iu referuar një zyrtari të lartë të Shtëpisë së Bardhë, thotë se Kavalec kishte takuar personalisht dhe ishte në komunikim me ish-spiunin britanik Christopher Steele.

Steele njihet si hartuesi i dosjes false per Trump dhe kishte informuar një zyrtar të lartë, para dhe pas zgjedhjeve presidenciale të 2016-ës. Sipas “Fox News”, provë e bashkëpunimit mes Kavalec dhe Steele para dhe pas zgjedhjeve presidenciale të 2016-ës, janë edhe disa emaile, që zbulojnë se ata kanë qenë në komunikim të vazhdueshëm.

Zonja Kavalec u emërua nga presidenti Trump në korrik 2018 dhe qysh nga ajo kohë, kandidatura e saj ka qenë në pritje për t’u konfirmuar nga komisioni i senatit.

“Ajo është emëruar përmes procesit të karrierës, por presidenti tërhoqi nominimin e saj,” tha zyrtari i Shtëpisë së Bardhë.

Megjithatë, faqja e internetit të Departamentit të Shtetit vazhdon ta tregojë Kavalec si kandidate.

Kavalec njihet si punonjëse e Departamentit të Shtetit dhe ka punuar për sekretaren e shtetit Victoria Nuland.

Gjithashtu, ajo ishte përkrahëse e ish presidentit Barack Obama dhe kandidates demokrate Hillary Clinton, duke dhënë një donacion të vogël prej 250 dollarësh në 2012 në Fondin e Fitores së Obama dhe një tjetër prej 250 dollarë për Clinton në 2016.



1 Comment

  1. e verteta e terheqjes se saj qendron ne faktin se edvin kokain rama e ka paguar.qe kelyshet e sorrosit ne ambasaden gjoja amerikane ne fakt ambasada kinezoruse esht.vetem ambasador dhjerje stalini mund te pranojn nje qevri qe ne shtetin e tyre nuk kan gjykat kushtetuese,te lart etj,po ashtu prokurore lop me 68 vota.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *