• |
ide | kryesore

Gent Fatali flet për hatërmbetjen me Era Istrefin dhe si Ledri i mori këngën ‘Shumë pis’ (VIDEO)

Paparazzi, Slider



Për të gjithë ju që nuk e dini, kënga e Era Istrefit, “Shumë pis”, ishte vendosur të këndohej me Gent Fatalin në fillim.

Por planet ndryshuan dhe Era u bë bashkë me Ledrin në projektin që u pëlqye jashtëzakonisht shumë nga fansat e të dyve.

Sot, teksa kanë kaluar 3 vjet nga publikimi i këngës, Gent Fatali ka folur për hatërmbetjet e asaj kohe.

I ftuar në emisionin e mëngjesit në “Wake Up”, reperi pranoi se në atë kohë ishte mërzitur me këngëtaren.

“Tani s’e kam të hidhur por në fillim si të them, kam pasur hatërmbetje. Ka qenë ashtu situata, janë bërë gjëra që të shkojnë në atë drejtim, por tashmë jam shumë në rregull edhe me Erën. Çojmë ndonjë mesazh në Messenger. Unë i gëzohem suksesit të saj”, u shpreh reperi.

Gent Fatali nuk përjashtoi mundësinë që në të ardhmen të ketë një bashkëpunim me këngëtaren.

“Unë besoj në mrekulli”, tha ai.

https://www.youtube.com/watch?v=e-j8CYjgdqI



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *