• |
ide | kryesore

Gjykata e Hagës dënon me burgim të përjetshëm Radovan Karaxhiçin

Lajme, Të fundit



Gjykata në Hagë ka kundërshtuar apelin e ish-liderit të serbëve të Bosnjës, Radovan Karaxhiq, kundër dënimit të tij për gjenocid dhe krime të luftës në Bosnje dhe Hercegovinë në vitet 1990 dhe ka zgjatur dënimin e tij 40-vjeçar me burgim të përjetshëm.

Karaxhiq është dënuar më 2016 me 40 vjet burgim, duke u shpallur fajtor për gjenocid në masakrën e Srebrenicës më 1995.

Në këtë vend janë vrarë më shumë se 8,000 burra dhe djem myslimanë nga forcat serbe të Bonjës, për të shënuar mizorinë më keqe në Evropë prej Luftës së Dytë Botërore.

Karaxhiq, 73-vjeçar, ish-poet dhe psikiatër, ishte shpallur fajtor edhe për orkestrim të rrethimit të Sarajevës, që ka rezultuar me gati 10,000 persona të vdekur.

Më shumë se 100,000 persona janë vrarë dhe rreth 2.2 milionë të tjerë janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre gjatë Luftës në Bosnjë në periudhën 1992-95.



5 Comments

  1. Qeka ne dite zie Sala. I paskan denu babain biologjik. Ka te drejt Izet Haxhia kur thot qe baba i vertet i Sales eshte ky Karaxhici. Shifeni sa i ngjan Sales, eshte fix.

  2. Drejtesia vonoi pro nuk harroi,agjenti dhe djali I ketij serbi te ndyre salih ram berisha po jeton ditet e tij me te errta ne jete,sot ky njeri nuk flet eshte ne Zi per te,babai I tij biologjik shkoje ne pidh te serbes,ngushllime salih

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *