• |
ide | kryesore

Publikohet audio e Paris Jackson pak para se të tentonte vetëvrasjen (VIDEO)

Paparazzi, Slider



Pak ditë pasi Paris Jackson tentoi të kryente vetëvrasje publikohet një audio e momentit, kur dikush që ndodhet në shtëpinë e saj kërkon ndihmë për një problem lidhur me shëndetin mendor të një personi.

Në incizimin e telefonatës të kryer drejt numrit të urgjencës në Los Angeles, dëgjohet biseda për një incident dhe situata cilësohet emergjente.

Gjithashtu pasi ekipi i emergjencës mbërrin në vendin e ngjarjes, e identifikon personin si një VIP.

“The Blast” raportoi se vajza e mbretit të “pop”-it humbi shumë gjak, pasi kishte prerë damarët.

Por menjëherë pasi mediat raportuan të hënën se Paris u shtrua në spital, ajo reagoi duke i cilësuar lajmet si të pavërteta dhe personat që i kanë shkruar, si gënjeshtarë.

Rikujtojmë se në fillim të këtij viti, disa burime pohuan se Paris është parë të hyjë një qendër rehabilitimi.

Mirëpo edhe asokohe ajo i mohoi zërat nëse kishte probleme me shëndetin mendor, duke deklaruar se thjesht shkoi atje pasi kishte nevojë për një pushim të shkurtër.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *