• |
ide | kryesore

Ramush Haradinaj: Nuk ka më të paprekshëm

Lajme, Të fundit



Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj tha se askush nuk duhet të jetë mbi ligjin, ndërsa ripërsëriti faktin se shteti i Kosovës i ka të gjitha kapacitetet për t’u përballur edhe me rastet që në dukje shfaqen si komplekse.

Shefi i ekzekutivit kosovar pohoi se është punuar me intensitet të plotë dhe tashmë është çrrënjosur mentaliteti se dikush është i paprekshëm.

“Askush nuk është mbi ligjin dhe Kosova ka kapacitete e guxim për t’u ballafaquar me raste komplekse. Në takimin e sotëm të Nivelit të Lartë të Sundimit të Ligjit, në fokus ishte roli i institucioneve tona në veprimin e tyre kundër mosndëshkimit. Për ta çrrënjosur mentalitetin se dikush është i paprekshëm kemi investuar në forcimin e Policisë, Prokurorisë dhe Gjykatave, kemi ndryshuar dhe forcuar ligjet, si dhe kemi vendosur politika të reja ndëshkimore për profilet e larta.

Të vetëdijshëm se kemi ende punë për të bërë për të dëshmuar sa duhet vullnet politik dhe vendosmëri në vendosjen e shtetit ligjor, në etapën para nesh sistemi i drejtësisë duhet të ketë synim parësor përfundimin me sukses të të gjitha rasteve të shënjestruara dhe të luftojë me efikasitet mosndëshkueshmërinë”, shkuan ai.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *