• |
ide | kryesore

Sulmohet deputeti serb, Haradinaj: E papranueshme

Lajme, Të fundit



Deputeti serb i Kuvendit të Kosovës, Sllobodan Petrovic është sulmuar sot në afërsi të ndërtesës së Parlamentit. I menjëhershëm ka qenë reagimi i kryeministrit të Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili e ka quajtur të papranueshëm sulmin ndaj Petrovicit.

“Në emër të Qeverisë së Kosovës, dënoj ashpër sulmin verbal dhe fizik ndaj deputetit të Kuvendit, Sllobodan Petrovic. I papranueshëm çfarëdo sulmi që cenon mendimin e lirë dhe bindjet politike të kujtdo qoftë. Ftoj organet e hetuesisë që të zbardhin rrethanat dhe sulmuesit të marrin dënimin e merituar”, ka shkruar Haradinaj.

Petrovic e ka konfirmuar sulmin ndaj tij gjatë një konference për median.

“Jam sulmuar fizikisht afër kësaj ndërtese, pasi edhe ju e dini se muajve të fundit personalisht ditëve të fundit, ndaj meje dhe partisë që unë e udhëheq është bërë një fushatë e egër”, ka thënë Petrovic.

Ai ka shtuar se personi i cili e sulmoi është Milan Kostic, këshilltar i ish-ministrit të Bujqësisë, Nenad Rikallo.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *