• |
ide | kryesore

Tradhëtia e Icardit e zbuluar nga Wanda: SMS që e bëri telefonin të përfundojë në det…

Sport

Në këto vite të gjithë kanë mësuar të njohin karakterin e fortë të Wanda Narës, që përballë tratativave të vështira të merkatos nuk është tërhequr kurrë dhe nuk ka lënë gjëra në mes, duke shkuar gjithnjë përpara pikërisht në rrugën e saj. Nga Argjentina mbërrin një tjetër kuriozitet mbi gruan dhe menaxheren e Mauro Icardit, një anekdotë e dalë disa vite më përpara, atëherë kur të dy nuk ishin ende të martuar dhe ishin duke iu gëzuar një pushimi në barkë. Për ta treguar këtë histori simpatike vjen gazetarja argjentinase Angel de Britto, që shpjegon se si Wanda Nara është bërë xheloze nga fakti që shumë nga vajzat i afroheshin Mauritos së saj. Ashtu sikurse ishte e ditur një celular i dytë në zotërim të sulmuesit duke qenë se të parin e përdorte për punë dhe të dytin për “gjëra” të dorës së dytë.

REAGIM INSTIKTIV – Por pikërisht celulari i “sirtarit”, apo i gjërave të dorës së dytë, në atë ditë relaksi dhe pushimi në jaht, e ka bërë Wanda të zemërohet dhe të nxehet me një mesazh pak të pëlqyeshëm, aq sa reagimi ka qenë i atillë teksa nuk ka hezituar për ta hedhur telefonin në det. Një episod, shkruajnë në Argjentinë, që të dy e kanë kaluar menjëherë, por që përshkruan mirë karakterin e gruas dhe të menaxheres së sulmuesit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu