• |
ide | kryesore

(VIDEO) Tensionohet protesta në Lushnje, fermerët derdhin qumështin te këmbët e policëve

Lajme, Të fundit

Fermerët e Lushnjës kanë dalë sot në protestë duke kundërshtuar ndryshimin e rimbursimit të TVSH-së për agro-përpunuesit. Protestuesit kanë dalë në rrugë pranë Rotondos në qytetin e Lushnjës.

Ata po derdhin qumshtin në rrugë në shenjë proteste.

Kjo nuk është protesta e parë, pasi edhe disa ditë më parë këta fermerë dolën në rrugë dhe derdhën qumështin në rrugë duke i bërë thirrje qeverisë të tërhiqet nga ky vendim. Ata shprehen se ky vendim po i falimenton në punën e tyre.

Duke bllokuar rrugën Fier-Lushnje, fermerët kanë hedhur ne mes të autostradës prodhimet e tyre në shenjë proteste për mos subvencionimin e TVSH.

5 Comments

  1. Tani e moret vesh mire o Lushnjare se kush jane keta grabitqare qe me premtime dhe mashtrimet e tyre i sollet ne pushtet .Kur te fillojne drogaxhinjte dhe te thone nuk eshte revolte e popullit por -revolte pallati-e nxitur nga opozita -Kazani po zjen po vjen dita qe do i perveloje keta monstra qe e cuan vendin ne varferine me ekstreme.

  2. fermeret duan komunizem
    me duket. o kara ne ekonomin e tregut duhet ti merrni persiper pasojat. mos prodhoni qumesht kur
    ska leverdi. behuni marangoze apo tapiciere. shteti ska pae ju subvencionon per gabimet tuaja

  3. Te vijne neser ne proteste me bidonat e qumeshtit e tia plasin ne koke deputeteve te mjerimit. Ku i ka angazhimet idioti, hapnitelevizionet e asj kohe kur i mashtronte faqe ziu, se do u grumbullojme bulmetet, e prodhimet, do ju ndihmojme me fonde e investime, do ju ulim naften, etj, por ci beri? Po u merr shpirtin, e bile po iu ve edhe taksa qe ai prodhim i te shkreteve u del mbi kosto. Le te dine se kush i ka mashtruar, e tia japin voten mashtrueseve hajdute. Sa per kapitalizem, fshataret e njohin me shume se keta qe pretendojne, sepse qe te behet mekanik, kepucar, marangoz fshatari, do leje punet e fshatit djerr, se pak probleme kane me jetesemn por ti bejme edhe politike. Ata po roberohen e copetohen per buken e gojes sepse prodhojne qe tia marre qyteti, por pushteti i falimento me futjen e ushqimeve e fruta perimeve nga importi, Keta jane politikat e ryshfeteve shteterore me oligrket e kesaj dege. Ne kete mes populli ne vend qe te harxhoi me pak para, shpenzon me shume per te jetuar pasi shume prodhime te bujkut tone kalben e hidhen kanaleve vetem e vetem qe te fitojne maskarenjt e pushtetit. Dhe thoni perse dilni ne proteste,,,,,Te dalin sa qe te mos pushojne deri ne shporrijen e hajduteve e keq pushtetareve katile qe jane hardallosur ne lluksin e vene duke rrjepur kete popull.

  4. Ne socializem te varte -karet-ne qafe o -himarjot-ai qe ti ndoshta ke nostalgji.Kodo ne bote ka politika sociale -subvecionuse per bujqesine dhe blektorine o injorant.Per muzera dhe bojatisje ,per bunkera gjoja muze ,per panaire dhe ekspozita -zhgarravinash paska ndihma o kar me syze.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu