• |
ide | kryesore

Vritet në makinën e tij një 36-vjeçar në Shkodër

Lajme, Të fundit



Një person është qëlluar me armë zjarri disa minuta më parë në Grudë të Shkodrës. Viktima është 36-vjeçari Nard Polia nga Thethi. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Grudë në vendin e njohur si “Fusha e Aviacionit”. Sipas informacioneve të para, Polia është qëlluar disa herë me armë zjarri teksa po lëvizte me një automjet.

Megjithë përpjekjet për t’i dhënë ndihmë mjekësore ai ka ndërruar menjëherë jetë.

Forca të shumta policie janë nisur drejt vendit të ngjarjes.

 

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *