• |
ide | kryesore

Zbardhet dëshmia në polici e vrasësit të Haxhi Baçinozit te liqeni

Lajme, Të fundit



Vetëm pak ditë pas vrasjes tragjike të 62-vjeçari Haxhi Baxhinozi, te Kodrat e Liqenit Artificial të Tiranës dorëzohet autori. 61-vjeçari Islam Mylkaj u dorëzua të mërkurën rreth orës 19.30 në Drejtorinë Vendore të Policisë së Tiranës.

Burime të lapsi.al thanë se Mylkaj u ka thënë hetuesve se nuk ishte nisur për ta vrarë ish-të dënuarin politik dhe se ngjarja kishte qenë e rastësishme.

Ai është shprehur se viktima e kishte kërcënuar vazhdimisht atë dhe familjen e tij për shkak të një borxhi prej 45 mijë eurosh që ai nuk ia kishte kthyer. Mylkaj tha se e mbante armën me vete për shkak të frikës nga Baçinozi. ©LAPSI.al



3 Comments

    1. më parë i thoshin “i jep me dorë parat dhe i merr me këmbë”,sot ka ndrshuar” i jep me dorë dhe i merr me plumb në gjoks”!!

  1. “nuk ishte nisur për ta vrarë”
    “Mylkaj tha se e mbante armën me vete për shkak të frikës nga Baçinozi.”
    “borxhi prej 45 mijë eurosh që ai nuk ia kishte kthyer”
    janë tre fakte që futen pak si shumë në konflikt me njëra tjetrën!!
    nuk është nisur për ta vrarë por mban armën “nga frika e tij”,nuk ka dashur ta vrasë,por dhe nuk i këthen borxhin!!
    kurse sot përveç borxhit ekonomik i ka dhe borxh gjaku!!
    sa i mënçur është shqiptari në shumë raste!!në vënd që të lajë borxhin e shton atë!!bile i shton atë që e çon në “vetvrasje”!e kemi parë fare mirë në këto 30 vjet,se shqiptari nuk ka falur asnjë për gjak!!
    para dy ditësh u vra dhe ai tipi që ishte përzjerë “nja dy herë”rastësisht në vrasje!!
    dhe ky do të shkojë për lesh pak më vonë!!
    më vjen keq për të dy si për atë që vdiq dhe për këtë “i vdekuri që ecën”!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *