• |
ide | kryesore

Zbulohen kandidatët e PS-së për bashkitë, ikin Sejdini dhe Dako

Lajme, Të fundit



Të shtunën Partia Socialiste do të mbledhë në Tiranë një Kongres Elektoral. Lapsi.al ka mësuar nga burime të brendshme të selisë rozë disa detaje nga ajo që pritet të ndodhë. Kongresi pritet të shoqërohet me një aktivitet masiv në qendër të kryeqytetit në atë që njihet si “Bashkia që duam”.

Kryeministri Edi Rama pritet që aty të mbajë edhe një fjalë pasi të flasë kryebashkiaku aktual Erion Veliaj të cilit do t’i jepet mandati të garojë edhe një herë për këtë post. Të njëjtat burime i thanë lapsi.al se kandidatët e tjerë që pritet të konfirmohen janë Dritan Leli në Vlorë, Armand Subashi në Fier, Sotiraq Filo në Korçë.

E sigurt është që në Elbasan do të kandidohet Gledian Llatja në vend të Qazim Sejdinit. Mbahet ende sekret kandidati për bashkinë e Durrësit, por edhe Dako nuk do të kërkojë një tjetër mandat në këtë bashki. Burimet thanë se në Lezhë do të garojë për socialistët, deputeti Pjerin Ndreu.

Në Kongres kryeministri Edi Rama nuk do të flasë, teksa vendin në podium do t’jua lërë ministrave. Do të mbajnë fjalë ministrat Blendi Klosi, Belinda Balluku, Blendi Çuçi, Gent Cakaj, Elisa Spiropali, Ogerta Manastirliu, Elva Margariti, Besa Shahini, Etilda Gjonaj, Erion Braçe dhe kreu i grupit parlamentar Taulant Balla.

Edhe pse pas mbledhjes së kryesisë së PS-së të zhvilluar të hënën u konfirmua ftesa për ish-kryeministrin Fatos Nano, në axhendë nuk është parashikuar që ai të mbajë një fjalë. ©LAPSI.al



5 Comments

  1. Si ore s’do fllase Udheheqesi Inë Sipatrembur?!?!?!
    Nejse une o ta pres deri ne fund padishim!
    Poshte imperiallizmi!
    Rrofte Partia Jone Heroi(n)ke!

  2. Lapsi na tregoni kandidatet e pd ne Durres dhe elbasan,nga burimet e sigurta te pd,jemi te shqetsuar per kete,cili shpellar nga turma ka zgjedhur agjenti salih per kandidat,po lulu do mungonte sot ne prokurori per parate ruse,burr ky luluja I shpellareve

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *