• |
ide | kryesore

“Cadena Der”: Duam të klonojmë Messin

Paparazzi, Slider



Pavarësisht se talentet në futboll nuk mungojnë, pasardhësi i Messi-t ende nuk është gjetur dhe të gjithë druhen se kur kapiteni i Barcelonës ti japi fund karrierës, do ti duhet të presin shumë gjatë për të parë një tjetër talent si ai. Nisur nga kjo, “Cadena Der”, ka gjetur si zgjidhje shkencën, me një ide “të çmendur”: Pse të mos krijojmë një klon të Lionel Messi-t?

Për ti dhënë një mbështetje shkencore kësaj  ideje, ata i janë drejtuar Acadi Navarro, përgjegjësit të Arkivit Europian të Gjentikës, i cili shprehet kështu: “Me teknikat që zotërojmë, është e mundur që Messi të klonohet. Ne mund të krijonim një qënie njerëzore shumë të ngjashëm me futbollistin. Do të ishte sikur të dy të kishin lindur në të njejtën kohë, si vëllezër binjakë, por njëri ka qëndruar i ngrirë për 20 apo 30 vite.”



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *