• |
ide | kryesore

Champions League, zyrtare: Uefa vendos për gjestin e Cristiano Ronaldo

Sport



Tani është zyrtare: asnjë skualifikim në Champions League për Cristiano Ronaldo. Komisioni disiplinor i Uefa është mbledhur dhe ka komunikuar (në orën 16.50), se e ndëshkon gjestin e portugezit gjatë ndeshjes Juve-Atletico Madrid vetëm me një gjobë. Për CR7, ashtu si ndodhi edhe për Simeone, për “los huevos” të vajtjes, është aplikuar një gjobë prej 20 mijë euro e mund të jetë në dispozicion të Allegri për ndeshjen e parë cerekfinale kundër Ajax.

Për cështjen Ronaldo, në lojë është futur artikulli 11, nenet ‘b’ e ‘d’: i pari për “dhunimin e rregullave bazë të sjelljes”, i dyti “mos respektimi i bërë futbollit dhe Uefa”. Konfirmohet kështu linja e treguar edhe më parë ndaj Simeone, që për ‘los huevos’ në ndeshjen e parë në Ëanda Metropolitano kishte marrë vetëm 20 mijë euro gjobë, duke qenë rregullisht në pankinë në kthimin në Allianz Stadium.

VENDIMI ZYRTAR I UEFA:
Komisioni disiplinor i Uefa (CEDB) ka njoftuar sot vendimin e mëposhtëm:

Ndeshja: 1/8 e finales së Uefa Champions League mes Juventus Football Club e Club Atlético de Madrid, luajtur në 12 mars në Itali

Hetim mbi Juventus Football Club:

– Sjellje e papërshtatshme e futbollistit Cristiano Ronaldo – Art. 11 (2) (b) e Art. 11 (2) (d) i rregullores disiplinore të Uefa

Vendimi. CEDB vendosi:

– të dënojë lojtarin e Juventus, Cristiano Ronaldo, me një gjobë prej €20,000 për sjellje të papërshtatshme




Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *